Mickoski nga Bërvenica: Ne si Qeveri me të njëjtin kriter kemi investuar në të gjitha komunat, kështu ndërtohet bashkëjetesa
- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dha një deklaratë nga Bërvenica, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 2 nëntor 2025, nën sloganin "Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!". Ai dërgoi një mesazh se mbështetja e tij personale dhe mbështetja e Qeverisë është me të gjithë ata që punojnë për të ardhmen e shtetit të përbashkët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe politike.
Tetovë, 26 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dha një deklaratë nga Bërvenica, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 2 nëntor 2025, nën sloganin "Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!". Ai dërgoi një mesazh se mbështetja e tij personale dhe mbështetja e Qeverisë është me të gjithë ata që punojnë për të ardhmen e shtetit të përbashkët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe politike.
"Kushdo që flet për të ardhmen e Maqedonisë është bashkëbiseduesi im i mirëseardhur. Kushdo që flet për ndarje, veçanërisht për ndarje etnike, jo vetëm që nuk është bashkëbiseduesi im i mirëseardhur, por nuk ka qëllime të mira, as për maqedonasin, as për shqiptarin, as për të gjitha pjesët e tjera të popujve që janë bashkëqytetarë tanë në Maqedoni. Jam i bindur se kjo do të njihet dhe do të refuzohet masivisht nga banorët e komunës së Bërvenicës, sepse ata dinë të njohin cilësinë, të njohin se kush është kujdesur për katër vitet e fundit pa bërë asnjë ndarje në komunën e Bërvenicës, as sipas etnisë, as sipas fesë, as sipas përkatësisë politike, ndërsa ne si Qeveri kemi treguar me investime dhe kontrata me vlerë gjysmë miliardi euro në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë të majta apo të djathta, nëse janë kryetarë komune pro-qeveritarë apo kryetarë komune nga opozita, kemi investuar në mënyrë të barabartë kudo nën të njëjtat kritere, kështu ndërtohet bashkëjetesa, kështu ndërtohet një shtet i përbashkët dhe kështu ecim përpara, me përçarje mund vetëm të kthehemi prapa”, theksoi Mickoski.
Jovica Ilievski, kryetari aktual i komunës së Bërvenicës dhe kandidat për një mandat të dytë, në deklaratë për mediat tha se është i fokusuar në projekte, me çka tha se edhe komunën do të vazhdojë ta udhëheqë në atë trend.
"Rrugë, rrugica, pavarësisht fshatit, popullatës, të gjitha janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në komunë. Komuna e Brvenicës nuk është drejtuar në bazë të përkatësisë etnike vitin e kaluar, as nuk do të jetë në të ardhmen. Ne ndërtuam një sallë sportive në Çelopek, për 800 mijë euro, një çerdhe, një investim prej mbi 400 mijë euro, një kamion për mbledhjen e mbeturinave në Gurgurnicë. Do të theksoja shembullin e bashkëjetesës. Ndërsa shkolla në Bërvenicë po rinovohej, ne çonim rreth 270 nxënës në Çelopek çdo ditë. Nuk kishte asnjë problem me popullsinë lokale, këto thirrje për ndarje nuk i sjellin askujt mirë", tha Ilievski.
Ai vlerësoi gjithashtu se në raundin e parë, kishte vota nga komuniteti shqiptar dhe të njëjtat i pret edhe tani. ls/
Foto: VMRO-DPMNE