• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nesër do të marrë pjesë aktive në ngjarjet e Samitit të Bashkësisë politike evropiane

Mickoski nesër do të marrë pjesë aktive në ngjarjet e Samitit të Bashkësisë politike evropiane

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Këto ditë jemi pjesë e Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Jemi këtu së bashku me nënkryetarin e Qeverisë, Izet Mexhiti dhe ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, publikoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Gjatë ditës së nesërme do të jem aktivisht i përfshirë në ngjarjet që do të ndodhin në Samit dhe do të flas për sfidat që pasojnë në fushën e energjisë dhe ekonomisë nga aspekti i lidhjes rajonale për shtetet ballkanike", ka shkruar kryeministri Mickoski në FB.

Nikoqir i Samitit të Bashkësisë politike evropiane është kryeministri britanik Kir Starmer, ndërsa do të mbahet në ambientin historik në pallatin Blenhajm në OKsfordshir, Angli.


BPE është një forum ndërqeveritar për diskutime politike dhe strategjike mbi të ardhmen e Evropës, i themeluar në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, në të cilin marrin pjesë 47 vende evropiane, 27 prej të cilave janë anëtarë të BE-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Video: Fejsbuk i kryeministrit Hristijan Mickoski 

 

QËNDRONI TË LIDHUR