• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Negociojmë për ndërtimin e hodroelektranave strategjike Çebren dhe Galishte, planifikojmë të punohet me paratë e huasë britanike

Mickoski: Negociojmë për ndërtimin e hodroelektranave strategjike Çebren dhe Galishte, planifikojmë të punohet me paratë e huasë britanike

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, në debatin e sotëm mbikëqyrës për ndotjen e ajrit në Kuvend, si një nga masat e theksoi projektin strategjik për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, duke përmendur tri aspekte kryesore të nevojës së tyre në të ardhmen.

"E vetmja çështje për të cilën po negociojmë nga aspekti strategjik është ndërtimi i hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, të cilat planifikojmë t’i financojmë me paratë nga kredia britanike. Investimi vlerësohet në 1.2 deri në 1.3 miliardë euro. Jam thellësisht i bindur se jo vetëm në aspekt të prodhimit të energjisë elektrike janë të nevojshme këto dy hidrocentrale. Duke marrë parasysh ndryshimet klimatike, këto dy rezervuarë të rinj uji do të nevojiten në të ardhmen, gjë që do të jetë një sfidë e madhe në të ardhmen. Jam i bindur se këto dy rezervuarë uji, së bashku me rezervuarin ekzistues të Tikveshit, do të sigurojnë ujë shtesë për fushën e Tikveshit, 55-60 mijë hektarë tokë bujqësore të klasit të parë ku ka shumë pemtarë, ku përdoret një sistem i organizuar ujitjeje, dhe i cili në periudha të caktuara të vitit ka mungesë të ujit, gjë që ndikon në uljen e rendimentit dhe të prodhimit", tha kryeministri.

Ai pret që rezervuarët në Mariovë të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit, pasi investitorët privatë po tregojnë interes për hapësirën dhe pajisjen e saj me objekte.

"Ky është një projekt strategjik, theksoi kryeministri në debatin parlamentar, i cili nuk do të përfundojë gjatë mandatit të kësaj Qeverie, ky është një projekt që do të zgjasë disa dekada, por është një projekt që duhet t'i sjellë vendit vlerë të madhe të shtuar", tha Mickoski.

Paratë sigurohen përmes kredive të lira si investim shtetëror dhe pjesa tjetër në kushte tregu dhe investime private të drejtpërdrejta. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR