• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Nëse dështon tenderi për naftë për NQP-në, do të duhet sërish të ndihmojmë, por kjo nuk mund të shkojë pa u vënë re

Mickoski: Nëse dështon tenderi për naftë për NQP-në, do të duhet sërish të ndihmojmë, por kjo nuk mund të shkojë pa u vënë re

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria nuk do të monitorojë si e shurdhër nëse dështon tenderi për furnizim të naftës për Ndërmarrjen publike qarkulluese dhe se sërish do të intervenojë, por se kjo nuk do të mbetet pa u vënë re.

"Si Qeverë nuk do të qëndrojmë të shurdhër dhe të monitporojmë, pro të japim shansë dhe të shohim sot-nesër mos ka ndonjë furnizim të ri që të mos ndërrojnë mendimdisa nga operatorët ekonomikë. Nëse jo, ne do të duhet sërish si Qeveri të ndihmojmë, me hua të caktuar që të intervevojmë për Ndërmarrjen Publike Qarkulluese, por atëherë shtrohet pyetja deri kur kështu. Me të vërtetë duhet të ngrihet hetim rreth procesit të decentralizimit për shkak se nëse dikush nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë të intervenojmë ligjërisht, atëherë t'i ndërmarrim ingerencat dhe ta stabilizojmë gjendjen", tha Mickoski pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Rezervat e naftës që Qeveria i ka lëshuar nga rezervat shtetërore për dy ditë duhet të shpenzohen, ndërsa ndërkohë është shpallur tender i ri për furnizim të naftës për NQP-në pas shkatërrimit të tenderit të parë për shkak të së cilës kryeqyteti ndodhet në situatë që të shërbehet vetëm me 30 autobusa, ndërsa të tjerët të parkuar nëpër garazhe për shkak të mungesës së naftës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR