• e martë, 05 nëntor 2024

Mickoski në takim me Vall: Për VMRO-DPMNE-në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë të pranueshme, por Qeveria nuk është harmonizuar për modelin zgjedhor

Mickoski në takim me Vall: Për VMRO-DPMNE-në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë të pranueshme, por Qeveria nuk është harmonizuar për modelin zgjedhor
Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Për VMRO-DPMNE-në rekomandimet teknike dhe zotimet e OSBE/ODIHR  për realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike janë të pranueshme, por Qeveria duhet së pari të harmonizohet se cili model zgjedhor i përshtatet dhe pastaj të diskutojë ndryshimet në Kuvendin e Maqedonisë, tha kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në takim me ambasadorin Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Maqedoni.
 
Bashkëbiseduesit, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike dhe ndryshimet aktuale në Kodin Zgjedhor.
 
Mickoski theksoi se gjendja në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë, për shkak të, siç tha, nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit nga qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja dhe për shkak të gjendjes katastrofike të ekonomisë dhe varfërimit të qytetarëve.
 
"Qeveria duhet të harmonizohet se cili model zgjedhor i përshtatet dhe pastaj ta diskutojë në Kuvend. Jemi të gatshëm të pranojmë rekomandimet teknike nga OSBE/ODIHR për të siguruar zgjedhje transparente, korrekte dhe demokratike", ishte i vendosur Mickoski.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet dhe bashkëpunimi të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. sa/
 
Foto: VMRO-DPMNE
 

QËNDRONI TË LIDHUR