• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Saracinin, problemet reale të qytetarëve janë ato që duhet të zgjidhen

Mickoski në takim me Saracinin, problemet reale të qytetarëve janë ato që duhet të zgjidhen

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, bashkë me nënkryetarin Aleksandar Nikollovski dhe anëtarin e Këshillit Ekzekutiv, Antonio Milloshovski sot realizoi takim me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. 

Në takim, siç bëri të ditur VMRO-DPMNE-ja, u fol për situatën aktuale ekonomike politike në shtet dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët. 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal të cilat i bëri pushteti me flamur evropian në fak përgatitet për opozitë dhe drejtpërdrejtë i amniston kuadrot e tij të cilët këtë e shohin si mënyrë që ta shmangin drejtësinë. 

"Një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë së ardhshme do të jetë lufta kundër korrupsionit", ka theksuar Mickoski në takim. 

Njëherësh kryetari i VMRO-DPMNE-së i ka theksuar problemet reale të qytetarëve, siç janë mangësitë në arsim, mospasjen e librave, problemet në ekonomi, inflacionin e lartë dhe një varg dështimesh të tjera të cilat konfirmojnë se pushteti është larg zbatimit të vlerave dhe qëllimeve evropiane. 

Në takim, siç është bërë e ditur në kumtesë, ishte biseduar edhe për ndryshimet kushtetuese, me çka Mickoski e ka riafirmuar qëndrimin se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një hap të tillë dhe se pranimi i diktatit bullgar nuk do të ndodhë. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR