• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Melsomin: Norvegjia është partner dhe mik i Maqedonisë, kjo duhet të jetë nxitje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen

Mickoski në takim me Melsomin: Norvegjia është partner dhe mik i Maqedonisë, kjo duhet të jetë nxitje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen

Shkup,  14 dhjetor 2023 (MIA)  -  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski sot realizoi takim me  ambasadoren e sapoemëruar të Norvegjisë në shtet, Kristin Melsom.

 

Mickoski i përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy shteteve dhe dëshiroi që bashkëpunimi të thellohet edhe në të ardhmen. Norvegjia, siç theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, është partner dhe mik i vendit tonë dhe kjo duhet të jetë nxitje për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen.

"Në takim u diskutua edhe për krimin dhe korrupsionin, të cilat po marrin hov çdo ditë në shtet për shkak të paaftësisë së këtij pushteti për t'u përballur me to. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shtoi se me kësët pushtet Maqedonia nuk do të përparojë. Pushteti nuk shënon progres në asnjë fushë, nuk ka reforma as në sistemin shëndetësor, arsimi gjithnjë e më shumë po ngec, dhe çdo ditë e më shumë po protestohen nga ana e punëtorëve, pensionistëve dhe sindikatave", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE. 

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR