• e hënë, 16 mars 2026

Mickoski në shënimin e përvjetorit nga zjarri në Koçan: I përjetshëm qoftë kujtimi për ta, ndërsa humanizmi dhe uniteti ynë i përbashkët qoftë forca që do të na çojë përpara

Mickoski në shënimin e përvjetorit nga zjarri në Koçan: I përjetshëm qoftë kujtimi për ta, ndërsa humanizmi dhe uniteti ynë i përbashkët qoftë forca që do të na çojë përpara

Shkup, 16 mars 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot në Parkun e Revolucionit në Koçan merr pjesë në shënimin e përvjetorit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls”, dërgoi porosi që kujtimi për të ndjerët të mbetet i përjetshëm, ndërsa humanizmi dhe unitetit ynë i përbashkët qoftë forcë e cila do të na çojë përpara. 

“Sot, në Koçan, shprehim respekt të heshtur, por të thellë për jetët e pafajshme të cilat u shuan shumë herët. Një vit më vonë, dhimbja dhe boshllëku ende ndjehen në çdo zemër, por bashkë me to jeton edhe kujtimi për ëndrrat e papërmbushura”, njoftoi Mickoski në “Fejsbuk”. 

Ai u nënshkrua në librin e zisë dhe shprehu keqardhje të thellë për familjet e të vdekurve. 

“Me respekt të madh, u nënshkrova në librin e zisë si një akt i sinqertë respekti për viktimat dhe si shprehje solidariteti me familjet e tyre dhe mora pjesë në ngjarjen përkujtimore ‘Dita e Përkujtimit - 16 Mars 2025’ në Qendrën Kulturore ‘Beli Mugri’. Le të mbetet i përjetshëm kujtimi për ta, ndërsa humanizmi dhe uniteti ynë i përbashkët le të jenë forca që do të na çojë përpara. Me ngushëllime të thella familjeve, Koçani kujton, Maqedonia kujton”, theksoi Mickoski. fc/

Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski 

QËNDRONI TË LIDHUR