Mickoski në promovimin e Qendrës Burimore për Mbështetjen e Zhvillimit të Komunave
- Qendra e Burimeve për Mbrojtjen e Zhvillimit të Komunave do të promovohet sot në ngjarjen në Shkup në të cilën pritet prania e të gjithë kryetarëve të komunave, informoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL).
- Post By Qefsere Abduli
- 08:08, 24 nëntor, 2025
Shkup, 24 nëntor 2025 (MIA) - Qendra e Burimeve për Mbrojtjen e Zhvillimit të Komunave do të promovohet sot në ngjarjen në Shkup në të cilën pritet prania e të gjithë kryetarëve të komunave, informoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL).
Fjalimet hyrëse në ngjarje do të kenë kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përfaqësuesi i UNDP-së në vend, Armen Grigorian dhe ambasadroi i Zvicrës, Kristof Zomer.
Në seancën e Qeverisë në muajin gusht të këtij viti, me propozim të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, u miratua Informacioni për fillimin e aktiviteteve për krijimin e një Qendre Burimore për Mbështetjen e Zhvillimit të Komunave. Qendra është konceptuar si mekanizëm institucional që do të mundësojë mbështetje afatgjatë, të qëndrueshme dhe profesionale për komunat në shtet, përmes ofrimit të shërbimeve të specializuara në fushën e menaxhimit administrativ, planifikimit të zhvillimit strategjik lokal/rajonal, përgatitjes së dokumentacionit teknik dhe planifikimit kapital, planifikimit dhe menaxhimit financiar, ekspertizës teknike, forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal, përgatitjes së aplikacioneve për projekte dhe shfrytëzimit të fondeve ndërkombëtare. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s