• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski në Londër u takua me Plenkoviqin dhe me Odil Reno - Bason

Mickoski në Londër u takua me Plenkoviqin dhe me Odil Reno - Bason

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski, i cili bashkë me një delegacion qeveritar merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Londër, sot u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq dhe me drejtoreshën e BERZH, Odil Reno – Baso. 

“Është realizuar takim me homologun kroat Andrej Plenkoviq në të cilin diskutuam për perspektivën evropiane dhe përparimin e proceseve të reformave. Kroacia është mikja jonë e madhe dhe mbështetëse e fuqishme në rrugën drejt BE-së”, publikoi në Fejsbuk kryeministri Mickoski. 

Për takimin me Reno – Bason, shkruan se fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mbetet një nga prioritetet e punës së Qeverisë. 

“Në takimin e sotëm me Odil Reno – Baso, drejtoreshë e BERZH biseduam për gjendjen ekonomike në shtet, si dhe thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e vendit tonë. Mbetemi të përkushtuar për zhvillim dhe rritje të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve”, bën të ditur Mickoski në Fejsbuk. fc/

Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristian Mickoski 

QËNDRONI TË LIDHUR