Mickoski: Në këto zgjedhje ka dy opsione, LSD, BDI, E Majta të pareformuara dhe VMRO-DPMNE dhe koalicioni që është për zhvillim dhe përparim
- Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin në Zelenikovë theksoi se kundërshtarët politikë LSD - BDI dhe E Majta nuk morën mësim nga humbja në zgjedhjet e fundit, se ata janë të pa reformuar dhe të bllokuar në të kaluarën, ndërsa se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni janë për zhvillimin dhe përparimin e vendit.
- Post By Ramize Qamili
- 23:54, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin në Zelenikovë theksoi se kundërshtarët politikë LSD - BDI dhe E Majta nuk morën mësim nga humbja në zgjedhjet e fundit, se ata janë të pareformuar dhe të bllokuar në të kaluarën, ndërsa se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni janë për zhvillimin dhe përparimin e vendit.
"Kundërshtarët politikë nuk nxorën asnjë rezultat nga zgjedhjet e mëparshme dhe vazhduan me mënyrat e vjetra si deri më tani. Kështu po sillen në këtë fushatë, për mua ndoshta paksa e çuditshme, në mënyrë të pazakontë, që nga dita e parë e kësaj fushate ata filluan fushatë të zezë me sulme ndaj meje, ndaj personave të cilët janë pjesë e udhëheqjes së partisë, ndaj kandidatëve dhe kryetarëve të ardhshëm të komunave me pasione të ulëta, një nga udhëheqësit e asaj fushate të LSD-së sot do të shkruajë se një truk i madh në këtë fushatë do të ishte gjetja e trupit tim të copëtuar në ato valixhe që disa persona u përpoqën t'i vendosnin pranë selisë së VMRO-DPMNE-së, ndërsa pastaj të denoncojnë se dikush ka vendosur bombë gjatë ditës së djeshme. Dhe në këtë mënyrë ato mendojnë se do të na largojnë dhe shpërqendrojnë nga problemet reale, se do të na largojnë nga plani dhe ambiciet që ne i kemi për t"i bërë për qytetarët sepse vendi ynë është këtu para qytetarëve dhe për qytetarët. Ka politikanë të cilët jetojnë nga Maqedonia dhe nga qytetarët dhe ka politikanë të cilët jetojnë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj", theksoi Mickoski.

Në këto zgjedhje lokale ka dy oferta, opsioni parë është LSD-BDI dhe E Majta, ndërsa opsioni tjetër është VMRO-DPMNE dhe koalicioni, opsion të tretë nuk ka.
"Në këto zgjedhje kemi dy oferta të tilla çdo njëri i cili mendon që ekziston se ekziston opsion i tretë po gënjehet. Nga njëra anë kemi koalicionin gjysmëformal LSD-BDI dhe E Majta, ndërsa nga ana tjetër është koalicioni i cili udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-në dhe koalicioni të shoqëruar me popullin. Opsioni i parë është LSD-BDI dhe E Majta është ofertë e cila i bashkon vetëm interesi, ndërsa kësaj radhe është përsëri me truk dhe gënjeshtra të tentojnë të arrijnë në pushtet dhe më pas të kënaqen me atë që qytetarët e krijuan për shtetin. Në kurriz të qytetarëve dhe Maqedonisë. Arsyeja e dytë është urrejtja patologjike të cilën ata e kanë ndaj VMRO-DPMNE-së. Opsioni i parë është joformal, ndërsa opsioni i dytë është VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, e cila gjatë 15-të muajve tregoi dhe dëshmoi se me punë të përkushtuar dhe të ndershme një pjesë e problemeve dekadëshe arritëm t'i zgjidhim", tha Mickoski.
Ju bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë numrin 9 për plan të qartë dhe vizion të qartë për përparimin e Maqedonisë.
"Në 15-të muajt e kaluara ofruam plan dhe vizion se si ta zhvillojmë Maqedoninë. Ose do të zgjidhim opsion i cili do na kthejë mbrapa, opsioni të cilin Venko, Dimçe dhe Ahmeti do të na kthejnë në të kaluarën, ose do të zgjidhim VMRO-DPMNE-në e cila ka vizion të qartë si të luftojë për çdonjërën familje, për çdo të rinj. Më 19 tetor të votojmë numrin 9", përfundoi Mickoski. rq/
Foto: VMRO-DPMNE