• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski, Mucunski, Toshkovski dhe Murtezani në samitin e Procesit të Berlinit

Mickoski, Mucunski, Toshkovski dhe Murtezani në samitin e Procesit të Berlinit

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. 

Në delegacionin e Maqedonisë të udhëhequr nga Mickoski janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Evropiane, Timço Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Orhan Murtezani.

Siç paralajmëruan nga shërbimi për shtyp i qeverisë është planifikuar pjesëmarrje dhe konference e përbashkët për shtyp e kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Sholc dhe Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian dhe nikoqire e Samitit të ardhshëm.

Pjesëmarrës në takim tradicionalisht janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet e tyre mbështetëse Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia dhe nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe presidenca e rradhës me Këshillin e BE, Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Zyra rajonale rinore (RYCO).

Janë planifikuar edhe takime tjera dypalëshe të kryeministrit Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR