Mickoski: MPB-ja po e heton rastin në KME "Manastir", të punësuarit një orë e më parë ta aftësojnë bllokun 2 dhe të jetë në funksion
- Ekziston dyshim i bazuar se është e mundur që në orët e hershme të mëngjesit para dy ditësh, të ketë ndodhur një akt sabotimi në KME "Manastir". MPB po e heton rastin, ndërsa të punësuarit në SHA EMV u mbetet që një orë e më parë ta aftësojnë bllokun 2 dhe të jetë në funksion, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Ekziston dyshim i bazuar se është e mundur që në orët e hershme të mëngjesit para dy ditësh, të ketë ndodhur një akt sabotimi në KME "Manastir". MPB po e heton rastin, ndërsa të punësuarit në SHA EMV u mbetet që një orë e më parë ta aftësojnë bllokun 2 dhe të jetë në funksion, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
"Është e rëndësishme që në kohë të furnizohen me energji elektrike të gjithë përdoruesit. Në KME "Manastir" po bëhen përpjekje mbinjerëzore në drejtim të disiplinës dhe remontit. Dy blloqet tashmë janë në remont, ndërsa ky i vetmi ishte në funksion, sepse aktualisht, sipas nevojave të tregut KME "Manastir" duhet të funksionojë me një bllok, ndërsa piku të mbulohet me burime të tjera", tha Mickoski në përgjigjen e gazetarëve në hapjen e kompleksit "Makedonsko sello" (Fshati maqedonas) në Nerezin e Epërm.
Ai kujtoi se SHA EMV dhe Qeveria nuk kërkuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku, siç theksoi, këtë shumë herë e ka bërë vitin e kaluar.
"Po vazhdojmë të riparojmë gjithçka që e gjetëm të shkatërruar, të rrënuar dhe të dëmtuar nga qeveria e mëparshme", theksoi Mickoski.
Dje në orët e hershme të mëngjesit, Termoblloku 2 në KME "Manastir" u shkëput automatikisht nga sistemi elektroenergjetik për shkak të aktivizimit të mekanizmit mbrojtës të bllokut i cili u ndez si pasojë e rritjes së temperaturës - gjegjësisht, nga djegia e elementeve prej druri pranë kabinetit të kontrollit elektronik.
Nga SHA EMV atëherë theksuan se duke qenë se bëhet fjalë për sabotim të mundshëm, menjëherë pas ngjarjes, shërbimet kompetente të KME "Manstir" kanë reaguar sipas protokolleve operative dhe kanë njoftua policinë kriminalistike e cila ka kryer inspektim. qa/
Foto: arkivi i MIA-s