Mickoski, Misajllovski dhe Lafçiski në promovimin e pajisjeve të reja artilerike ushtarake "Boran" në kazermën "Mirçe Acev" në Prilep
- Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës , gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot në kazermën "Mirçe Acev" në Prilep do të marrin pjesë në promovimin e baterisë artilerike të përbërë nga gjashtë obusë 105 mm, "Boran" dhe pajisje të tjera shoqëruese.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:59, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës , gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot në kazermën "Mirçe Acev" në Prilep do të marrin pjesë në promovimin e baterisë artilerike të përbërë nga gjashtë obusë 105 mm, "Boran" dhe pajisje të tjera shoqëruese.
Ky furnizim, siç informon Ministria e Mbrojtjes, është në kuadër të procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës nga Turqia aleate.
Në promovim do të mbajnë fjalim kryeministri Mickoski, ministri Misajllovski, kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Lafçiski dhe ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoj.
Foto: Arkivi i MIA-s