• e martë, 05 nëntor 2024

Mickoski: Mençuria dhe arsyeja duhet të jenë shtytësit kryesorë të të gjitha vendimeve

Mickoski: Mençuria dhe arsyeja duhet të jenë shtytësit kryesorë të të gjitha vendimeve

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës më të madhe të krishterë - Ringjallja e Krishtit  Pashkëve.

"Jetojmë në një kohë plot sfida, ndarje, zemërim, me urrejtje ndaj njëri-tjetrit, por edhe në një kohë padrejtësish të mëdha. Ndërsa kjo na dhemb  më shumë! Kur shohim se nga duart tona  duan ta heqin shpresën, ëndrrat - anëtarët tanë më të rinj të kësaj shoqërie, të cilët të shtypur nga dëshpërimi i pushtetit, janë të detyruar ta kërkojnë fatin e tyre në vende të tjera, jashtë vatrave të tyre të lindjes! Kemi detyrë - timen, tuajën, të përbashkët - t'i japim fund kësaj njëtrajtshmërie   dhe t'i ndryshojmë gjërat", thuhet në urim. 

Mençuria dhe arsyeja, thotë Mickoski, të vazhdojnë të jenë shtytësit kryesorë të të gjitha vendimeve në këto kohëra historike. ar/

 Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR