• e shtunë, 07 dhjetor 2024

Mickoski: Me Makronin biseduam hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së

Mickoski: Me Makronin biseduam hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Në margjinat e aktivitetit të Komunitetit politik evropian në Budapest, realizova takim produktiv me presidentin e Francës, Emanuel Makron. Kemi biseduar hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, bëri të ditur sonte kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.

"Sot në Budapest, në prani të Komunitetit politik evropian, patëm një ditë pune cilësore e mbushur me shumë takime pune me burrështetas evropianë. Kam qenë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani. Unë jam optimist për të ardhmen tonë, ne luftojmë për argumentet tona dhe të vërtetën që është e pashmangshme. Do të japim maksimumin për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare", ka thënë Mickoski.

Ai informoi se gjatë takimeve kanë prezantuar argumentet tona, se si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, siç tha ai, “ajo që është me rëndësi, qëllimet tona ekonomike se si planifikojmë ta zhvillojmë Maqedoninë tonë, por njëherësh t'i prezantojmë pikëpamjet dhe argumentet tona për rrugën tonë eurointegruese”.

"Në çdo takim, luftojmë gjithnjë e më shumë për argumentet tona dhe të vërtetën siç është, të vërtetën që e ndjejnë qytetarët tanë dhe që është e rëndësishme për Maqedoninë. Do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë në javët, muajt dhe vitet që vijnë. Doemos të kemi sukses. Doemos të jemi aty ku e meritojmë dhe kjo është një histori e suksesshme evropiane dhe vendi ynë është në kuadër të BE-së. Pas këtij takimi të Komunitetit politik evropian, këtu në Budapest, jam edhe më optimist se patjetër t'ia dalim. Ajo që është e rëndësishme është se ne do të japim maksimumin për të mbrojtur interesat kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë dhe atdheut tonë", ka thënë Mickoski.

Foto: Hristijan Mickoski FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR