• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski me delegacionin partiak në takim me Stefani Rust të NDI-së

Mickoski me delegacionin partiak në takim me Stefani Rust të NDI-së

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, së bashku me koordinatorët e grupit parlamentar dhe anëtarëve të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe deputeten dhe anëtare e KE Marija Miteva realizuan takim me Stefani Rust, nënkryetare për programin e NDI-së në Kuvend ku siç informojnë nga partia është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer i viteve të kaluara dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim, siç informojnë nga VMRO-DPMNE-ja, Mickoski informoi për fitoren bindëse të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, të cilat për VMRO-DPMNE-në paraqet përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve si Qeveri e ardhshme.

Mickoski, gjithashtu, informoi edhe për rrjedhën e proceseve politike pas formimit të qeverisë së ardhshme, për reformat ku fokusi kryesor do të jetë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rritja e përshpejtuar ekonomike dhe përparimi i Maqedonisë drejt BE-së. Njëherësh, Mickoski falënderoi NDI-në për bashkëpunimin e shkëlqyer në vitet e kaluara dhe ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen. rq/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR