• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Me Aliun njihemi dhe mendoj se do të bashkëpunojmë mirë në kuadër të Qeverisë

Mickoski: Me Aliun njihemi dhe mendoj se do të bashkëpunojmë mirë në kuadër  të Qeverisë

 Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e ka marrë edhe zyrtarisht propozimin e VLEN-it që Azir Aliu të jetë ministër i ardhshëm i Shëndetësisë dhe se këto ditë do t'ua paraqesë deputetëve në Parlament.

"Me z. Aliu njihemi, kështu që, mendoj se do të bashkëpunojmë mirë në kuadër  të Qeverisë", deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp për promovimin e planit operativ për punësim. 

Për atë nëse pushteti do të ketë tani shumicën e Badenterit në Kuvend, Mickoski tha se, në varësi nga nevoja, kushtet do të krijohen në përputhje me rrethanat.

I pyetur për koment në zgjedhjen e fundit të gjykatësve të apelit, në të cilën u zgjodhën bashkëshortja e këshilltarit të tij për punët e jashtme Markovski dhe bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Mickoski tha se për aq sa është i informuar procedura për zgjedhjen e gjykatësve filloi tre vjet e gjysmë më parë. 

 "Zonja që përmendët e para, e cila është bashkëshortja e ambasadorit Markovski, që është pjesë e kabinetit tim, renditet e para në atë listë. Për komente shtesë, do t'ju drejtoja te Këshilli Gjyqësor, në mënyrë që ata të japin përgjigje, sepse janë ata që i zgjedhin dhe janë ata që i rendisin", tha Mickoski.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR