Mickoski me akuza ndaj LSDM-së dhe BDI-së: Për 3 vitet e ardhshme duhet të shlyejmë borxhe sa një buxhet shtetëror prej 6 miliardë eurosh
- Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Klik plus" në TV21, theksoi se qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë të vërtetën, sepse për shkak të borxheve të krijuara nga LSDM dhe BDI kjo qeveri duhet në tre vitet e ardhshme të kthejë boxhe në vlerë të një buxheti shtetëror, apo rreth 6 miliardë euro.
- Post By Fami Bajrami
- 00:00, 28 janar, 2026
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Klik plus" në TV21, theksoi se qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë të vërtetën, sepse për shkak të borxheve të krijuara nga LSDM dhe BDI kjo qeveri duhet në tre vitet e ardhshme të kthejë boxhe në vlerë të një buxheti shtetëror, apo rreth 6 miliardë euro.
Ai theksoi se vetëm këtë vit duhet të kthejmë 2 miliardë e 300 milionë euro, borxhe të vjetra, borxhe të mëparshme dhe përveç kësaj, për shkak të performancës katastrofike të qeverisë së mëparshme, arrijnë edhe borxhe të tjera të papritura, siç është taksa e luksit që qeveria e mëparshme e miratoi në mënyrë jokushtetuese dhe e njëjta Gjykatë Kushtetuese e shfuqizoi dhe tani kjo qeveri duhet ta kthejë.
"Vitin tjetër duhet të kthejmë rreth 1 miliard e 600 milionë euro me të gjitha interesat që duhen paguar për huamarrjet e mëparshme, vitin pas 2 miliard e 600 milionë euro. Në tre vitet e ardhshme duhet të kthejmë rreth një buxhet. Ata që këtë ia bënë Maqedonisë dhe qytetarëve të vendit, të paktën kanë të drejtë ta bëjnë këtë përsëri kur më në fund po konsolidojmë dhe servisojmë detyrimet tona dhe nga ana tjetër po gjenerojmë rritje. Ky është realiteti", tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se është në rregull që opozita të dalë dhe të kritikojë, por realiteti duhet të dihet se për shtatë vjet ata zbrazën thesarin e shtetit, plaçkitën popullin, tradhtuan shtetin në të gjitha aspektet, ndërsa kjo qeveri ka fituar besimin dhe po bën çmos për qytetarët e vendit.
Kryeministri theksoi se politika e qeverisë ka dhënë rezultate dhe kemi rritje ekonomike dhe pritet që vitin ta mbyllim me rritje prej 3.5 për qind, duke shpjeguar se 3.5 për qind, 3.8 për qind, ndoshta katër për qind është maksimumi me këtë kapacitet të fuqisë punëtore dhe ekonomisë së vendit, sepse në kushte lufte në Ukrainë edhe tregu evropian është në krizë, po nxirret më shumë se maksimumi.
Foto: printskrin