• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski: Mbledhje e re e liderëve kur LSDM do të tregojë se cilin propozim e pranon nga dy ofertat

Mickoski: Mbledhje e re e liderëve kur LSDM do të tregojë se cilin propozim e pranon nga dy ofertat

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Takim të ri lidershipi ose ekipor kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të inicojë ditën e njejtë kur nga LSDM dhe lideri i saj Dimitar Kovaçevski do të dëgjojë se kanë zgjedhur një nga dy propozimet e tij që u janë ofruar nga partia opozitare-ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë ose zgjedhje të parakohshme parlamentare sipas të cilave i mposhturi do ta mbështesë konceptin për unitet kombëtar dhe nga institucionet evropiane të sigurohet garancion për identitetin maqedonas.

"Kanë dy propozime në tavolinë, le të zgjedhin njërin prej tyre, nuk është problem unë jam i gatshëm gjtihmonë për të biseduar. Por le të zgjedhin njërin nga ato dy propozime - qoftë ky me veprim të shtyrë kur Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së ose zgjedhje në vjeshtë pastaj garancione", tha Mickoski në intervistë për TV Alfa.

Sipas tij, është logjike të flitet për zgjedhje sepse në çdo fushë, siç tha "shohim paaftësi dhe politikë që është në kolaps dhe një Qeverie që nuk arrin dot.

Pasi BDI-ja propozoi që të bëhet një hetim dhe veting për të gjitha partitë politike, siç tha zëdhënësi i asaj partie, Bujar Osmani, Mickoski tha se po propozon vetingun e të gjithë politikanëve dhe se vetë është i pari që regjistrohet. sa/

Foto: VMRO-DPMNE 

QËNDRONI TË LIDHUR