• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane

Mickoski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria mbetet 100 për qind e harmonizuara me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, e cila paraqet përfitim të rëndësishme për karakterin e marrëdhënieve tona të ndërsjella dhe për nivelin e përkushtimit tonë ndaj vlerave evropiane. Si Qeveri, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe reformave që e bëjnë shtetin më të fortë, më funksional dhe më të drejtë. Ne do të adresojmë të gjitha fushat ku është shënuar ngecje me masa konkrete dhe llogaridhënie. Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë në BE, tha kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas pas dorëzim-pranimit të Raportit për përparimin e vendit.

Raporti i KE-së, shprehet kryeministri, nuk është vlerësim i një viti apo i një Qeverie, por i vazhdimësisë së proceseve të reformës, nivelit të pjekurisë institucionale dhe mënyrës se si vendi u përgjigjet prioriteteve afatgjata evropiane.

"Në Raportin vlerësohet se në disa fusha ka pasur përparim të caktuar ose të kufizuar, konkretisht nuk ka fusha me prapambetje, e në katër kapituj është shënuar përparim i mirë. Në një kapitull, lëvizja e lirë e kapitalit, madje edhe është rritur niveli i përgatitjes falë aderimit drejt SEPA-s dhe zbatimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Komisioni përshëndet hapat që janë ndërmarrë në fushën e ekonomisë me sektor të qëndrueshëm bankar, rritje të butlë të PBB-së, miratimin e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm Publik dhe emërimin e anëtarëve të këshillit fiskal, masa që forcojnë disiplinën fiskale dhe transparencën", tha Kryeministri.

Sipas tij, vlerësime pozitive ka edhe për digjitalizimin dhe modernizimin e administratës publike, vendosjen e sistemeve të prokurimit elektronik dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

"Është shënuar përparim edhe në arsim, shkencë dhe politikat rinore, veçanërisht përmes rritjes së pjesëmarrjes në programet Horizon Europe dhe COST. Në fushën e infrastrukturës, Komisioni Evropian vëren aktivitetet e mëdha rreth Korridorit VIII, rrjetit TEN-T dhe Ligjit të ri të Energjetikës që i hap rrugën tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë. Promovon vazhdimisht gatishmërinë e saj në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirive mediatike. Është e rëndësishme të theksohet pjesa se është arritur përparim real në segmentet kyçe të rregullativës mediatike dhe pavarësisë institucionale. Veçanërisht për pavarësinë financiare të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e cila është forcuar dhe ky është hap i rëndësishëm drejt punës transparente dhe profesionale mediatike", tha Mickoski.

Lidhur me kornizën legjislative, shtoi ai, megjithëse nevojiten harmonizime plotësuese me legjislacionin evropian, veçanërisht me Aktin Evropian për Lirinë Mediatike (EMFA), mbi të cilin Qeveria do të punojë në periudhën e ardhme, tashmë janë bërë hapa konkretë në Ligjin për Mediat. Kjo thekson se si Qeveri ata po punojnë në mënyrë aktive në afrimin drejt standardeve evropiane dhe në krijimin e kornizës juridike që garanton lirinë dhe pluralizmin mediatik.

"Sigurisht, raporti vë në dukje edhe sfidat që shteti duhet t'i adresojë me dinamikë edhe më të fortë. Sfidat ekzistojnë në fushën e sundimit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit. Polarizimi politik dhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm midis institucioneve mbeten pengesa që ngadalësojnë implementimin e reformave", tha kryeministri maqedonas.

Kjo Qeveri, theksoi ai, jo vetëm që është e vetëdijshme për këto sfida, por tashmë po punon në tejkalimin e tyre.

"Janë përcaktuar disa prioritete të reja për reformimin e gjyqësorit, rritjen e llogaridhënies dhe pëpr vendosjen e kritereve të qarta për vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Në fushën e antikorrupsionit, procesi i digjitalizimit të plotë të prokurimit publik dhe transparencës së shpenzimeve buxhetore do të vazhdojë në vitin 2026. Sa i përket administratës publike, Qeveria është e vendosur të ndërpresë modelin e vjetër të partizimit dhe të krijojë sistem në të cilin kompetenca dhe profesionalizmi do të jenë kriteret e vetme për avancim. Paralelisht, vazhdojnë aktivitetet për përmirësimin e kushteve në burgje, për avancimin e të drejtave të njeriut dhe për integrimin social të kategorive të rrezukuara", theksoi Mickoski.

Si Qeveri, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe reformave që e bëjnë shtetin më të fortë, më funksional dhe më të drejtë. Do t'i adresojmë të gjitha fushat ku është shënuar ngecje, me masa konkrete, afate të qarta dhe llogaridhënie, meqë, siç theksoi, qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë në kuadër të Bashkimit Evropian. rq/

Foto/video Qeveria dhe printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR