Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën
- Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën për punë të garantuar të çdo qytetari dhe të drejtën e Badenterit. Koalicioni qeveritar ka mekanizëm demokratik si ta zgjidhë këtë çështje, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në të cilën me ministrin për transformim digjital, Stefan Andonovski, informuan Strategjinë kombëtare për zhvillim të informatikë komunikimit dhe telekomunikacionit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:29, 16 tetor, 2024
Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën për punë të garantuar të çdo qytetari dhe të drejtën e Badenterit. Koalicioni qeveritar ka mekanizëm demokratik si ta zgjidhë këtë çështje, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në të cilën me ministrin për transformim digjital, Stefan Andonovski, informuan Strategjinë kombëtare për zhvillim të informatikë komunikimit dhe telekomunikacionit.
"Badinteri është kategori kushtetuese dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilemë, ashtu siç është kategori kushtetuese e drejta e punës e çdo qytetari. Ajo që Gjykata Kushtetuese vendosi ashtu siç vendosi lidhur me balancuesin është diçka për të cilën ne si VMRO-DPMNE paralajmëruam, se duhet të krijohet një mekanizëm ligjor kushtetues dhe të krijohet një ligj që do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën për punë të garantuar të çdo qytetari dhe të drejtën e Badenterit. Kur të jetë gati ai propozim-ligj, në të cilin po punojmë, kemi ne në në kuadër të koalicionit mekanizëm demokratik, pasi ta përgatisim do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias, do t'ia japim publikut për shqyrtim, do të ketë debat publik, do të miratojmë ligj që do të jetë kushtetues dhe që do të thotë realisht përfaqësim i drejtë edhe sipas gjinisë, të përkatësisë etnike etj. Kjo është esenca", nënvizoi Mickoski.
Ai vuri në dukje se për më shumë se tre dekada shteti funksionon me zgjidhje hibride dhe se ligji i ri duhet të jetë ashtu siç duhet.
"Kemi pasur mjaft zgjidhje hibride. Punojmë dhe qasja ime personale si kryeministër është të krijojmë një zgjidhje që do të jetë në përputhje me këto dy parime. Po e përsëris, Badenteri është kategori kushtetuese, e drejta e punës është kategori kushtetuese e çdo qytetari tek ne. Ky ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Mendimi i Komisionit të Venecias është pjesë e metodologjisë së re të negociatave", shtoi Mickoski.
Zgjidhja e re ligjore pret të ofrojë cilësi, ndërsa publiku në fund do ta japë gjykimin e tij pasi të vihet në shqyrtim.
Pas heqjes së Balancuesit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, koalicioni "Vlen" paralajmëroi se po përgatit një propozim-zgjidhje ligjore.
Foto: Arkivi i MIA-s