• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Kovaçevski ta refuzojë propozimin, ndërsa unë do ta tërheq kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Mickoski: Kovaçevski ta refuzojë propozimin, ndërsa unë do ta tërheq kërkesën për zgjedhje të parakohshme
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) - As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. I ofrova Kovaçevskit të dalë dhe ta refuzojë këtë si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe aspekti i tretë, i kam ofruar nëse aq shumë beson se është siguruar identiteti, atëherë së pari në pjesën e konkluzioneve të mbledhjes së parë ndërqeveritare të fshihen neni 11 dhe neni 14. Këto janë tre konkluzionet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili i ka bërë të njohura pas takimit me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. “Ata vetëm duhet të refuzojnë propozimin, të thonë jo. Sepse këto nuk janë negociata dhe kjo nuk është kornizë negociuese me të cilën ne sigurojmë një të ardhme evropiane. Kjo është kornizë negociuese me të cilën ose asimilohemi dhe bullgarizohemi dhe ashtu të jemi pjesë e BE-së ose nuk do të jemi pjesë e BE-së”, theksoi Mickoski. Mickoski tha se takimi me Kovaçevskin ka qenë më tepër i karakterit informativ në të cilin kryeministri ka prezantuar gjithë atë që kemi dëgjuar ditëve të fundit në opinion. “Ai dha mendimin e tij për dokumentet që duhet të përcaktojnë kornizën negociuese dhe procesverbalet e Konferencës ndërqeveritare e cila eventualisht duhet të mbahet. Për këtë, unë dhashë këndvështrimin tim për tekstin dhe në bazë të saj do të nxirrja tre konkluzionet siç vijojnë. Së pari, as për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në këto dy dokumente nuk janë të pranueshme dhe as VMRO-DPMNE dhe as unë personalisht nuk kemi ndërmend të pranojmë të njëjtat dokumente”, tha Mickoski. Ai thekson se nuk është ky vendim vetëm i Hristijan Mickoskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, por edhe i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. “Së dyti, i kam ofruar Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është prezantuar si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. T’i vë të gjitha kapacitetet e VMRO-DPMNE-së në mënyrë institucionale dhe t’i ndihmojmë Qeverisë në tejkalimin e sfidave që këtë dimër do të paraqiten para nesh. Këtu mendoj para së gjithash për sigurinë, energjinë, ushqimin, sfidat financiare dhe të tjera. Dhe në pranverë kur të tejkalojmë të gjithë bashkë, sipas meje, kjo ndoshta dhe sipas shumëkujt është dimri më i vështirë, le të ulemi dhe të bëjmë një rivlerësim të gjendjes reale, tha Mickoski. Dhe puna e tretë që Mickoski ia ka ofruar Kovaçevskit është në pjesën e e konluzioneve të seancës së parë ndërqeveritare që të fshihen nenet 11 dhe 14. “Neni 11 i procesverbalit është nen që përcakton se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat derisa të ndryshojë Kushtetutën dhe nuk do të ketë kornizë negociuese, ndërsa neni 14 i referohet protokollit që është pjesë e Konferencës së dytë ndërqeveritare midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Konferencë dhe protokoll në të cilin gjenden çështjet historike, arsimore, kulturore dhe ndryshimi i teksteve dhe ajo që ditëve të fundit si version bullgar opinioni mund ta shihte. Ky është ai protokoll, pra neni 14”, thekson Mickoski. Ai tha se nëse Brukseli i fshin ato pjesë, atëherë mund që menjëherë të ulen dhe të bisedojnë. ”Nëse është kështu si që na bindin se kjo siguron të ardhme evropiane, e jo asimilim të Maqedonisë dhe shkatërrim të identitetit maqedonas”, tha Mickoski.

QËNDRONI TË LIDHUR