Mickoski konfirmoi se VMRO-DPMNE dhe VLEN-i biseduan për ndryshimin e stemës shtetërore
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMEN-VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:55, 12 shkurt, 2025

Kavadar, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMEN-VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore.
"Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kanë stemën e vjetër të shtetit, me disa ndryshime të vogla", tha Mickoski.
Kryeministri përkujtoi se marrëveshje për ndryshimin e stemës shtetërore ka pasur edhe gjatë qeverisjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s