• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski konfirmoi se është marrë vendim qeveritar për kampusin e Universitetit "Nënë Tereza"

Mickoski konfirmoi se është marrë vendim qeveritar për kampusin e Universitetit

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot konfirmoi se është marrë vendim i qeverisë për ndërtimin e kampusit për Universitetin "Nënë Tereza".

Në deklaratë për media, Mickoski tha se bëhet fjalë për një projekt zhvillimor që do të zgjasë disa vite, duke shtuar se struktura të caktuara do të mundohen ta përdorin si provokim.

"Dhe këtë me Universitetin "Nënë Tereza" do ta shfrytëzojnë faktin që është Universitet ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe për të krijuar zemërim te maqedonasit, pse investohet te shqiptarët, ndërsa jo te maqedonasit. Ky është provokimi. Mendoj se duhet ta dinë se çfarë po bëjnë këto provokime, se kudo që të shkojnë, ne kemi kohë që jemi kthyer", tha Mickoski.

Në deklaratën Mickoski theksoi se nevojiten reforma në arsimin e lartë dhe se duhet të punohet në arsim të lartë cilësor dhe të prodhohet kuadro cilësore që duhet t'i përgjigjet nevojave të bashkësisë së biznesit, ku ekskluzivisht vlerësohet cilësia dhe dituria.

"Dua të flas për arsimin, për arsimin e lartë më cilësor, për reforma serioze në arsimin e lartë kur disa universitete që në të kaluarën kanë punuar kundër ligjit dhe ata që i kanë udhëhequr ato universitete, qofshin rektorë apo në një mënyrë tjetër, do të mbajnë edhe përgjegjësi penale, sepse kanë keqpërdorur në mënyrë dramatike buxhetin që paguajnë qytetarët", deklaroi kryeministri. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR