Mickoski: Kocevski mbetet besnik i koalicionit të vjetër BDI-LSDM edhe krahas mosbesimit të vonuar
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se prokurori publik i Republikës, Lubomir Kocevski të cili i është votuar mocioni i mosbesimit në Kuvend, vazhdon të jetë besnik i koalicionit paraprak qeveritar BDI-LSDM, dhe se kufizimet juridike në periudhën parazgjedhore e bllokojnë procesin e shkarkimit të tij.
- Post By Melahat Baftija
- 13:02, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se prokurori publik i Republikës, Lubomir Kocevski të cili i është votuar mocioni i mosbesimit në Kuvend, vazhdon të jetë besnik i koalicionit paraprak qeveritar BDI-LSDM, dhe se kufizimet juridike në periudhën parazgjedhore e bllokojnë procesin e shkarkimit të tij.
"Juve ju kojtohet se nga opozita më kanë akuzuar mua se kam qneë në ndonjë koalicion me të, se kam diktuar akuza se kam penguar procese penale etj. Në suaza të disa minutave e gjithë kjo është përgënujeshtruar se praktikisht është konstruksion dhe gënjeshtër. E patë se kush i mbështeste gjatë votimit - kjo ka qenë qeveria e mëparshme, deputetët e BDI-së, që më akuzonin se bashkëpunoj me të, gjatë vendimeve të tij etnocentrike me fokus të tragjedisë së tmerrshme në Koçan. Ja, e parë se cila është e vërtetë, se ai sot praktikisht është akoma besnik i atyre që ia kanë dhënë më parë mbështetjen, e ai është koalicioni BDI-LSDM", deklaroi Mickoski.
Kryeministri theksoi se Qeveria momentalisht nuk ka mundësi juridike që të ndërmerr hapa konkret për shkak të procesit zgjedhor që vijon.
"Tani, edhe nëse do të donim, nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim sepse po hyjmë në procesin e zgjedhjeve të shpallura. Zgjedhjet me shumë mundësi do të shpallen nga fundi i javës së ardhshme. Kështu që, të gjitha proceset e përzgjedhjes dhe emërimit për shkak të kufizimeve të ligjit do të ndërpriten. Nga nëntori, ne do të vazhdojmë me procesin, aty ku e lamë. Nëse ai guxon dhe jep dorëheqjen, ne përsëri do të hyjmë në një labirint në të cilin nuk mund të jemi për shkak të kufizimeve që kemi. Mund të zgjedhim, por do të jetë kundër ligjit. Kjo është arsyeja pse atje ka zëvendës - ata do të zëvendësojnë punën e prokurorit publik derisa të zgjidhet një i ri. E njëjta gjë vlen edhe për institucionet e tjera, jo vetëm prokurorin publik", shtoi ai.
Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, të hënën e mbështetën interpelancën e prokurorit të Republikës, Kocevski. Interpelanca nuk ka efekt juridik, që do të thotë se Kocevski lihet të vendosë vetë nëse do të japë dorëheqjen apo Qeveria do të vazhdojë me procedurën e shkarkimit.
Kocevski në një intervistë për gazetën "Veçer" tha se nuk do të japë dorëheqje "por do t'i përkushtohet edhe më me zell punës, veçanërisht për disa raste të mëdha që po përpunohen si "Onkologjia" dhe "Pulsi", për të cilat, siç thotë ai, ka dëshmi shumë të forta.
Lidhur me anulimin e konkursit për përzgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Mickoski deklaroi se është formuar një komision i ri me të gjithë njerëzit që menaxhojnë institucionet gjyqësore.
"Le të vendosin ata në konkursin e ardhshëm se kush është më i miri", theksoi kryeministri. mb/
Foto: MIA