• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Koalicioni joformal LSDM-BDI del me gënjeshtra dhe manipulime, sikur qytetarët e kanë harruar pushtetin e tyre deri para një viti e gjysmë

Mickoski: Koalicioni joformal LSDM-BDI del me gënjeshtra dhe manipulime, sikur qytetarët e kanë harruar pushtetin e tyre deri para një viti e gjysmë

Debarcë, 17 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, në një tubim parazgjedhor në Debarcë porositi se nga ajo që po shihet në terren është e qartë se "puna do të përfundohet që në rrethin e parë" dhe se Zllatko Siljanovski do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

Ai bëri thirrje që sa më masivisht të dalin në votim në këto zgjedhje lokale dhe mbështetje për numrin 9. Përsëriti se kjo fushatë ofroi dy grupe, siç tha "njëri është grupi i cili është koalicion joformal mes LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës i cili në këto zgjedhje del, kryesisht, me fushatë të zezë nga dita e parë deri më sot".

"Fushatë gënjeshtrash, shpifjesh, një fushatë në të cilën po përpiqen të fyejnë përsëri qytetarët, inteligjencën e tyre dhe të luajnë me kartën e kujtesës afatshkurtër, sikur të gjithë kemi harruar se deri vetëm një vit e gjysmë më parë, qeveria në Maqedoni ishte koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së. Sikur qytetarët nuk e kuptojnë gjithçka që bënë dhe sikur i kanë harruar të gjitha skandalet e tyre që po na ndodhnin në atë kohë, tha Mickoski, duke shtuar se duke vepruar kështu "ata humbën vetëm fushatën dhe mesazhet politike, ne dëgjuam gjithçka përveç projekteve që ofronin".

Këta nga BDI, shtoi Mickoski, "treguan se ndoshta më kanë idhull, kështu që gjysma e fushatës nuk pati asnjë tubim ku Ali Ahmeti nuk doli dhe nuk përmendi emrin tim".

Lidhur me Me të Majtën, Mickoski theksoi se "ata ishin pak të hutuar, sepse tani po kërkojnë një bari të ri, dhe para kësaj kishin Zoran Zaevin".

Sipas tij, E Majta vendosi të mos kandidojë kandidatë për kryetar komune në qytetin e lindjes së kryetarit të partisë, Veles dhe Shtip, "por nxorën në Tetovë, Gostivar dhe Strugë".

"Edhe kandidatët e tyre për kryetarë komune, e madje edhe vetë kryesinë e partisë, nuk do t'i dëgjoni të thonë asnjë fjalë të keqe për, të themi, Ramiz Merkon. Ai është i mirë. Nuk ka asnjë status, nuk do të dëgjoni asnjë fjalë të keqe për, për shembull, kandidatin e BDI-së dhe Aleancës së Shqiptarëve në Strugë. Nuk ka asnjë fjalë të keqe, ai është ideal. Ose, për shembull, për kryetarin aktual të Gostivarit, i cili është pasardhësi i Arben Taravarit dhe i mbështetur nga Ali Ahmeti", theksoi Mickoski. ab/

Foto: VMRO-DPMNE 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR