Mickoski: Kjo është fitore e madhe e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE, tani është koha për bashkim dhe për punë
- – Sonte dua të shpallë fitore të madhe të koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Nëse dikush kishte dyshime, populli tregoi se Maqedonia është përsëri e juaja, deklaroi sonte në konferencë për media kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke porositur se tani është koha për bashkim, përgjegjësi dhe punë.
- Post By Fitore Curri
- 22:57, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Sonte dua të shpallë fitore të madhe të koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Nëse dikush kishte dyshime, populli tregoi se Maqedonia është përsëri e juaja, deklaroi sonte në konferencë për media kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke porositur se tani është koha për bashkim, përgjegjësi dhe punë.
“Faleminderit, populli im! Kjo është fitore e përbashkët, kjo është fitore e besimit, shpresës, mallit për të ardhmen, kjo është fitore e popullit që vuan, ëndrrave të tyre për të cilat po luftojmë. Sonte, Maqedonia tregoi përsëri pjekuri, fituam në Shkup, në Karposh të Shkupit, fitore edhe në Aerodrom dhe Çuçer Sandevë, Bërvenicë. Fituam edhe në Vallandovë, Dojran dhe Krushevë, të cilat deri më tani kanë pasur kryetarë komune nga LSDM. Fituam edhe në Koçan, Koçanin tonë që duhet ta ngremë dhe ta forcojmë. Kemi edhe fitore në Llozovë, Mogillë, Makedonski Brod, Rosoman, Rankovcë, Negotinë, Çeshinovë - Obleshevë, Vinicë, Konçe, Demir Kapi, Probishtip. Në disa të tjera, votat po numërohen”, tha Mickoski.
Ai bëri të ditur se koalicioni i VMRO-DPMNE-së bindshëm fitoi edhe në Kërçovë.
“Dua të përcjell një porosi të rëndësishme që erdhi nga Kërçova jonë. Fatmir Dehari ra! Ai ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes, punës së pandershme dhe u vërtetua se askush nuk është më i fortë se populli. Kjo tregoi se çfarë do të thotë kur jemi të bashkuar, aty bashkëpunuam - fe, kombësi të ndryshme. Kjo do të thotë se mund të bashkojmë maqedonasit, turqit, shqiptarët, boshnjakët... Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë. Bashkëjetesa dhe besimi në vlera kanë fituar, ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë ka fituar. Kërçova duhet të jetë në fokusin e qeverisë, Kërçova u përket kërçovarëve!”, tha Mickoski.
Ai tregoi edhe se ka kaluar koha e sherifëve lokalë të cilët bënë keqpërdorime vetëm të mbijetojnë politikisht dhe ajo kohë, siç theksoi, përfundon sot edhe në Karposh të Shkupit.
“Ky rezultat është edhe porosi për LSDM-në, nuk jam i lumtur për shkak të debaklit të tyre, por ky është reflektim i realitetit se kjo parti nuk u reformua dhe nuk e kapi hapin me kohën”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski porositi se çdo votë në këto zgjedhje sjell përgjegjësi dhe besim dhe porosi nga qytetarët që të vazhdohet më fuqishëm.
“Sonte festojmë energjinë e re që e çon vendin përpara, për punë, për rend, për përgjegjësi. Çdo votë është përgjegjësi dhe besim, këto zgjedhje janë edhe një porosi për ne që të mos ikim me besim dhe kjo porosi është kuptuar të vazhdojmë edhe më fort dhe ta shndërrojmë shpresën në rezultate konkrete. Është koha për bashkim, për punë, për Maqedoni që beson në vetvete. Kjo fitore është edhe fitorja juaj!”, theksoi Mickoski në konferencën për media në selinë e VMRO-DPMNE-së pas përfundimit të votimit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale. fc/
Foto: MIA