• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Kemi mbi 27 për qind të produkteve të blera bujqësore krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

Mickoski: Kemi mbi 27 për qind të produkteve të blera bujqësore krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

Shkup, 29 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur nga blerja e produkteve bujqësore, e cila, siç theksoi, vazhdimisht po rritet, sepse sa më shumë prodhohet, aq më pak importohet. Rritja e bëerjes, sipas tij, gjithashtu, është edhe tregues i asaj se për këtë Qeveri bujqit janë prioritet.

"Jam shumë i kënaqur nga blerja e produkteve bujqësore. Përse? Sepse në tremujorin e dytë kemi rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me atë që ishte në të kaluarën. Kemi mbi 26 - 27 për qind më shumë produkte të blera bujqësore krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, që, si sasi, janë për shtatë për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse është i kënaqur nga raporti i Entit shtetëror për statistika për blerjen e produkteve bujqësore pas kontrollit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, qarkorja "Kriva Pallankë".

Bujqit, shtoi ai, janë ndër prioritetet e kësaj Qeverie.

"Këtë e dëshmuar 14 muajt e shkuar, tashmë muajin e 15-të prej se jemi zgjedhur si Qeveri dhe në atë drejtim pres të vazhdojmë edhe në të ardhmen, sepse prodhimin e ushqimit e kemi mjaft të rëndësishëm, sepse sa më shumë prodhojmë, aq më pak importojmë", tha kryeministri.

Maqedonia, theksoi ai, në të kaluarën ishte e njohur si vend prodhues dhe eksportues i ushqimit, posaçërisht i produkteve bujqësore, ashtu edhe do të vazhdojmë në të ardhmen, fokusi kryesor në perimetrin tonë të jenë bujqit. ab/

Fotо МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR