• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski - Kasanof: Integrimet Evropiane mbeten prioritet i lartë strategjik, SHBA-ja fuqishëm qëndron pas Maqedonisë së Veriut

Mickoski - Kasanof: Integrimet Evropiane mbeten prioritet i lartë strategjik, SHBA-ja fuqishëm qëndron pas Maqedonisë së Veriut

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - SHBA-ja gjithmonë ka qenë aleatë dhe miq të ngushtë të vendit tonë. Siç ka ndodhur edhe më parë, ashtu edhe sot, në kushte të ndryshuara gjeopolitike, mbetemi një aleat dhe partner i përkushtuar i SHBA-së. Ky partneritet është i fortë dhe i themeluar mbi respekt të ndërsjellë, besim dhe qëllime të përbashkëta, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e përbashkët për media me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. 

Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit amerikan theksoi se SHBA-ja qëndron fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e reformave të cilat do ta fuqizojnë ekonominë, infrastrukturën, si dhe sektorin publik dhe privat, por edhe bashkësitë dhe do ta përgatisë për vendin e saj natyror për përkatësinë në BE. Kjo, tha Kasanof, përfshin sundimin e drejtësisë dhe ndryshim të ligjeve. 

"Detyra jonë është të vazhdojmë t’i forcojmë këto marrëdhënie, ta thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të sigurojmë që të mirat e këtij partneriteti t’i ndjejnë të gjithë qytetarët tanë. Fuqishëm në anën e demokracisë, paqes dhe prosperitetit dhe do të vazhdojë të zbatojë të gjitha hapat e nevojshme për përparimin e përbashkët, të frymëzuar, ndër të tjera, edhe nga miqësia me SHBA-në", tha kryeministri Mickoski në konferencën e përbashkët për media. 

Takimin me Kasanofin e karakterizoi si të sinqertë dhe të rëndësishëm dhe i cili ishte konfirmim i rëndësishëm për partneritetin prej tre dekadave mes dy vendeve, i cili bazohet në vlera të përbashkëta dhe vizion për të ardhme më të mirë.

"Biseduam për integrimet tona evropiane, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat janë prioritet i Qeverisë tonë. Këto prioritete nuk janë vetëm qëllime kombëtarë, por gjithashtu paraqesin një kusht për stabilitetin dhe përparimin e tërë rajonit. Integrimet evropiane mbeten prioriteti ynë kryesor strategjik. Po punojmë pa u lodhur për të zbatuar reformat që do të sigurojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve, kuptohet, si pjesë e kësaj mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut", tha Mickoski.

Kryeministri tha se në fushën ekonomike Qeveria punon në krijimin e një klime të favorshme biznesi që do të tërheqë investime të huaja, do të krijojë vende të reja pune dhe do të stimulojë rritjen ekonomike. Beson se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e këtyre rezultateve, të cilat ai i cilësoi si jashtëzakonisht pozitive për ne.

Kasanof theksoi se e kishte nderin të takohet me kryeministrin që të konfirmohet partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Sipas tij, bisedimet ishin produktive dhe shumë të gjera, të bazuara nga vlerat e përbashkëta të cilat i lidhin kombet tona.  

“Thelbi i bisedimeve tona ishte për mbështetjen e SHBA-së për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrim të plotë euroatlantik, si dhe reformat dhe përfitimet që do të vijnë me anëtarësimin në BE. Ne i njohim sfidat me të cilat është përballur Maqedonia e Veriut për të arritur anëtarësimin e plotë në NATO dhe ende kërkohet që të anëtarësohet në BE. SHBA-ja qëndron fort pas Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e reformave që do të forcojnë ekonominë, infrastrukturën, si dhe sektorin publik dhe privat, por edhe bashkësitë dhe do ta përgatisin atë për vendin e saj natyror të përkatësisë në BE. Kjo përfshin sundimin e ligjit dhe ndryshimin e ligjeve”, tha Kasanof.

Kryeministri Mickoski, siç tha ai, e kupton mirë fuqinë e korrupsionit për minimin e besimit dhe për të lufta për korrupsion është me rëndësi të madhe për këtë qeveri dhe ne e vlerësojmë këtë. 

“Si aleatë në NATO partneriteti ynë asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm dhe e uroj Maqedoninë e Veriut si dhe kryeministrin për përmbushjen e dy për qind të PBB-së për mbrojtje, por edhe mbështetjen aktuale për Ukrainën lidhur me pushtimin nga ana e Rusisë që është kontribut me të vërtetë serioz dhe e vlerësojmë shumë”, tha Kasanof. 

Sipas tij, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është me të vërtetë e ndritshme dhe SHBA-ja do të mbetet përkrah neve deri në përmbushjen e qëllimeve tona. 

Kasanof duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kryeministri është absolutisht i përkushtuar në çështjen e procesit të integrimeve evropiane, përderisa Mickoski theksoi se ata si Qeveri duan që procesi jo vetëm të fillojë, por të fillojë dhe të përfundojë. 

Lidhur me zgjerimin e listës së zezë me persona nga Maqedonia e Veriut, zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror, tha se nuk mund të tregojë hollësi, por se punohet për to. fc/

Fotografia: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR