Mickoski: Kanë filluar konsultimet për më shumë poste të ambasadorëve, do t'ju informojmë periudhën në vijim
- Kanë filluar konsultimet për më shumë pozita ambasadore, për të cilat do të informojmë në periudhën në vijim, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse konsultimet për ambasador të ri në Kombet e Bashkuara kanë filluar pas dorëheqjes së ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm Lubomir Fërçkoski.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:55, 22 gusht, 2024
Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Kanë filluar konsultimet për më shumë pozita ambasadore, për të cilat do të informojmë në periudhën në vijim, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse konsultimet për ambasador të ri në Kombet e Bashkuara kanë filluar pas dorëheqjes së ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm Lubomir Fërçkoski.
Sa i përket rrjetit aktual diplomatik të vendit, Mickoski tha se ka arsye për pakënaqësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
"Me partnerin tonë strategjik SHBA-në, në Ambasadë kemi dy punonjës, ndërsa në Misionin e OSBE-së nga dy, kemi 12. Nëse jemi partner strategjik me SHBA-në, duhet të sillemi kështu.Jo vetëm të valëvitim flamurin, duhet të tregojmë edhe me veprime se jemi vërtetë një partner strategjik", deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Komunën Petrovec, ku mori pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e një salle sportive.
Sipas Mickoskit, dikush e privatizoi dhe e bëri partiake atë institucion dhe tani, siç theksoi ai, “ngadalë por me siguri po lirohet”.
"Shtatori po vjen, shumë punë do të dalin në shesh", deklaroi Mickoski.
Ambasadori i Kombeve të Bashkuara, Lubomir Fërçkovski ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Informacionine kanë konfirmuar për MIA-n nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Fërçkovski në pozitën e ambasadorit në Nju-Jork u emërua në vitin 2022, ndërsa dekretin për emërimin e tij e ka nënshkruar shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.
Paradokohe, Fërçkoski është thirrur në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për gjoja parregullsi financiare në punën e zyrës përfaqësuese, por siç ka thënë ministri Timço Mucunski, biseda ende nuk është zhvilluar për arsye shëndetësore të ambasadorit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s