• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare

Mickoski: Këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare

 Shkup, 30 mars 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Maqedonia Jote" sot në konventë ka promovuar bartësit e listave dhe kandidatët për deputetë me të cilët do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parapara për më 8 maj. "Maqedonia sërish e jotja !  - Ndryshimet janë në duart tuaja" është slogani me të cilin do të dalë Koalicioni "Maqedonia jote" në zgjedhjet parlamentare.

Në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës është lideri i partisë Hristijan Mickoski, në të dytën Vllado Misajllovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të katërtën Aleksandar Nikollovski, në të pestën Gjorgia Sajkoski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska.

Mickoski tha se në zgjedhjet e ardhshme të dyfishta dalin me njerëz të ndershëm dhe të sinqertë dhe me integritet në të cilat, siç tha, beson fuqishëm. "Ju garantoj në ndershmërinë dhe synimet e tyre që të bëjnë më shumë për shtëpinë tonë të përbashkët  Maqedoninë", tha Mickoski.

  U dërgoi mesazh kandidatëve për deputetë se përgjegjësia është e madhe dhe të mos e zhgënjejnë popullin.

Theksoi se këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare jo vetëm për të rregulluar gjërat, por, siç tha, edhe sepse janë një shans të dërgohet një mesazh për ata të cilët me dekada kanë grabitur vendin.

Shtoi se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera etnike në shtet, por, siç tha, është kundër asaj që BDI-ja e vjedh dhe e shkatërron shtetin. Tha se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krim.

 Për LSDM-në, ndërkaq,  tha se janë të vetëdijshëm se në këto zgjedhje do të humbasin dhe se nuk kanë as plan e as program.

 Shtoi se kundërshtarët politikë u tregojnë qytetarëve tregime për hyrje të shpejtë në Evropë, vetëm për të mbuluar korrupsionin dhe shitjen e shtetit.

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR