Mickoski: Jemi në negociata me investitorë për projekte kapitale në vlerë prej pesë deri në gjashtë miliardë euro
- Në periudhën në vijim, jam i bindur se do të negociojmë dhe finalizojmë me sukses një plan investues prej pesë deri në gjashtë miliardë euro i cili do të bëhet në Maqedoni, për ndërtimin e rrugëve lokale, rajonale dhe rrugëve ekspres, qendrave klinike, si dhe hekurudhave dhe qendrave të skijimit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 15:41, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Në periudhën në vijim, jam i bindur se do të negociojmë dhe finalizojmë me sukses një plan investues prej pesë deri në gjashtë miliardë euro i cili do të bëhet në Maqedoni, për ndërtimin e rrugëve lokale, rajonale dhe rrugëve ekspres, qendrave klinike, si dhe hekurudhave dhe qendrave të skijimit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Në një podkast "Ku janë paratë", kryeministri potencoi se fillimisht duhet të diskutohet me Odën ekonomike për atë nëse vendi ka kapacitete t’i realizojë të gjitha këto, pas çka, thotë, për më shumë se dy muaj saktësisht do të publikohet në publik.
"Pasi që këtë do ta mbyllim pozitivisht dua të ulem me Odën ekonomike dhe të diskutojmë hapur nëse kemi kapacitetin për t'i realizuar të gjitha këto. Unë jam i bindur që po, por duhet një organizim i mirë. Do të përpiqem, natyrisht në interes të negociatave dhe procesit, që t'i potencojë vlerat dhe projektet, ndërsa shumë shpejt, në jo më shumë se dy muajt e ardhshëm e gjithë kjo do të bëhet publike dhe do të dihet saktësisht se ku dhe çka", tha kryeministri.
Ndërmjet gjysmë miliardë dhe një miliard, tha ai, të ndahen për ndërtimin e rrugëve lokale, rajonale dhe ekspres.
“Në periudhën që vjen jam i bindur se do të arrijmë të negociojmë me sukses dhe do të finalizojmë plan të investimit prej 5 deri në 6 miliardë euro të cilat do të realizohen në Maqedoni. Dhe pasi ta përfundojmë këtë pozitivisht, dua të ulem me Odat ekonomike dhe të flasim hapur nëse kemi kapacitet për ta realizuar të gjithë këtë. Jam i bindur se kemi, por na duhet organizim i mirë”, theksoi kryeministri Mickoski.
"Projekti i dytë është ndërtimi përfundimtar i Qendrës klinike në Shtip, spitali në Kërçovë – projekt që daton nga vitet e '90. Kur dolëm në terren me ekipet, konstatuam se është më mirë të ndërtohet në një lokacion tjetër, sepse themelimi është ndryshe, gjithçka është ndryshuar. Do të ishte më shtrenjtë të rindërtohet ekzistuesi i cili është lënë të shkatërrohet për 25 vjet, sesa të ndërtohet një i ri. Do të bëhet edhe rindërtimi i Spitalit klinik në Tetovë – sallat operative dhe dy reparte të tjera dhe një hekurudhë, kushtimisht e quajtur e shpejtë e cila do të jetë pjesë e Korridorit 10 ku trenat e udhëtarëve – për shkak të kostos – vendosëm që të lëvizin me shpejtësi prej 160 km/h, megjithëse kishim dëshirë të ishte mbi 200 km/h; krahasuar me shpejtësinë aktuale prej 30–40 km/h, ndërsa trenat e mallrave do të lëvizin me 110 km/h. Kjo valë investimesh do të jetë nga 2.3 deri në 2.5 miliardë euro.
“Ishim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pata takime në nivel të lartë, u takova me presidentin e Emirateve. U takova edhe me komunitetin më të lartë të biznesit dhe kompanitë kryesore që veprojnë jashtë Emirateve. Të gjithë ata, në maj ose qershor – duhet ta precizojmë – do të vijnë këtu. Projektet për të cilat po flasim janë projekte në lokacione ekzistuese tashmë të ndërtuara në Ohër, përkatësisht blerje nga pronarët, si dhe dy lokacione të reja, por për shkak të kufizimeve të UNESKO-s, nuk mund të shfrytëzohen në kapacitetin e tyre të plotë – duhet të kemi kujdes, Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit, lokacioni pranë kazermës për objekt ‘landmark’ që nuk do të jetë vetëm për Shkupin, por, do të thosha, për tërë rajonin; Çebren-Galishte, si dhe lloje të tjera objektesh si centrale diellore dhe me erë janë projekte për të cilat tashmë ka një folloë up pas vizitës sonë dhe tashmë po shkëmbehen të dhëna me institucionet këtu. Pres nga kjo valë investimesh midis 2 dhe 3 miliardë euro për Maqedoninë”, ka thënë Mickoski. rq/
Foto: printskrin