Mickoski: Investojmë në sport, lëshohet në përdorim pishina e mbyllur në komunën e Shtipit
- Në Shtip sot është vënë në funksion pishina e mbyllur, ndërtimi i së cilës ishte ndërprerë për disa vite. Në hapjen solemne të pishinës morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Sportit Borko Ristovski, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 23 shtator, 2025
Shtip, 23 shtator 2025 (MIA) – Në Shtip sot është vënë në funksion pishina e mbyllur, ndërtimi i së cilës ishte ndërprerë për disa vite. Në hapjen solemne të pishinës morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Sportit Borko Ristovski, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov.
Siç theksoi kryetari i Komunës së Shtipit, Jordanov të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin më në fund kanë përfunduar.

Kryeministri Hristijan Mickoski përgëzoi kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën e Komunës së Shtipit që gjatë këtyre pothuajse katër viteve realizuan një pjesë të madhe të projekteve.
“Me ato projekte mund të them lirisht se Shtipi fitoi një fizionomi moderne, bashkëkohore, se me të vërtetë është qendër në anën lindore. Shtipi sot duket vërtet mbresëlënës dhe puna e kryetarit të komunës me të vërtetë frymëzon dhe pres që edhe në katër vitet e ardhshme të vazhdojë me të njëjtën dinamikë të realizimit të atyre projekteve për një Shtip edhe më të bukur, për një Shtip që do të ketë edhe më shumë projekte të realizuara, ndërsa ne si Qeveri jemi këtu për të mbështetur realizimin e atyre projekteve”, tha Mickoski.

E dini se këto projekte, shtoi kryeministri ishin të bllokuara për vite me radhë, 4-5 vjet qëndronin, pa lëvizur nga vendi, nuk realizoheshin, por ja tani me ardhjen e kësaj Qeverie gjatë 15 muajve të fundit që jemi në qeveri i vumë në lëvizje këto projekte, ato po realizohen. Pas asaj në Kisella Vodë, kjo në Shtip është e radhës, vijojnë Kërçova dhe Manastiri, pastaj Gjorçe Petrovi dhe Karposhi dhe ajo në Kavadar, sigurisht.

“Vazhdojmë më tej të investojmë në sport, sepse, siç thonë, në trup të shëndoshë mendje e shëndoshë. Ne do të donim që të rinjtë që nga mosha më e hershme të mësohen të merren me sport, sepse në atë mënyrë ndërtohen si personalitete të vërteta, personalitete që do të luftojnë si kalorës në jetën e tyre dhe do të përparojnë. Kështu që, ja nëse ky ndërtim këtu ndihmon në atë drejtim, unë do të isha jashtëzakonisht i lumtur”, tha Mickoski.
Foto: Qeveria