• e martë, 10 mars 2026

Mickoski inspektoi aktivitetet ndërtimore në ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit në Kuçevishka Bara, projekt me një vlerë totale prej 129 milionë denarë

Mickoski inspektoi aktivitetet ndërtimore në ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit në Kuçevishka Bara, projekt me një vlerë totale prej 129 milionë denarë

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski kreu mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore në ndërtimin e stacionit të filtrimit në Kuçevishka Bara, projekt me vlerë totale prej 129 milionë denarësh që do t'u shërbejë rreth tre mijë banorëve në vendbanimet Kuçevishka Barë në Komunën e Çuçer Sandevës dhe Bel Kamen në Komunën e Butelit.

Mickoski, në deklaratë për mediat, tha se me afrimin e pranverës, aktivitetet ndërtimore dhe zbatimi i projekteve po intensifikohen, duke theksuar se kemi "nivel jashtëzakonisht të lartë të zbatimit të investimeve kapitale".

“Rreth 10 miliardë denarë janë realizuar në dy muajt e parë dhe në pesë ditët e para të muajit të tretë, marsit, që përbën afërsisht rreth 25 për qind të numrit të përgjithshëm të investimeve kapitale të parashikuara për vitin 2026”, deklaroi Mickoski.

null

Mickoski, theksoi se siç fuqizohet dinamika, ashtu ai numër do të rritet. 

"Pres që në këtë mënyrë të rritet edhe bruto prodhimi i brendshëm dhe më në fund qytetarët ta ndiejnë gjithë atë që kemi bërë në drejtim të stabilizimit të shtetit, pas, do të thosha, një qeverie kriminale, një qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe BDI, një qeverie që në kuptimin e drejtë të fjalës i shkatërroi institucionet, i plaçkiti qytetarët dhe e poshtëroi shtetin dhe pas një gjendjeje të tillë, do të thosha, kataklizmike, si Qeveri kemi dhënë gjithçka nga vetja që të ngrihemi në këmbë, të arrijmë në një gjendje,  do të thosha, neutrale për momentin dhe të vazhdojmë ta realizojmë atë që qytetarët presin nga ne", porositi Mickoski. 

 Kryetari i Komunës së Çuçer-Sandevës, Zoran Bajovski, informoi se stacioni i filtrimit, i cili do t'i shërbejë vendbanimeve Kuçevishka Bara në Komunën e Çuçer-Sandevës dhe Bel Kamen në Komunën e Butelit, ka vlerë totale prej 129 milionë denarësh.

null

“Stacioni i filtrimit fillimisht do të mbledhë ujërat e zeza nga kanalizimet fekale për rreth tre mijë banorë, numri që aktualisht jeton në këto vendbanime, por po lëmë hapësirë ​​në fazën e dytë për të finalizuar dhe zgjeruar projektin për pesë mijë banorë”, deklaroi Bajovski.

Projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe një pjesë e mjeteve sigurohen përmes kredisë hungareze për komunat, ndërsa pjesa tjetër përmes një programi tjetër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Bajovski paralajmëroi se pret që shumë shpejt të fillojë të funksionojë stacioni i filtrimit dhe se shpejtë do të përfundojë edhe rrjeti primar dhe sekondar. 

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkovska, theksoi se qëllimi kryesor dhe një nga prioritetet më të larta të Qeverisë është të ndihmojë komunat, sepse komunat vetë nuk do të ishin në gjendje të zbatonin projekte kaq të mëdha dhe të kushtueshme.

“Qëllimi ynë si Qeveri dhe si Ministri e Mjedisit është të investojmë në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër dhe në ujë normal dhe të pastër. Uji është një nga burimet më të rëndësishme”,Lashkovska.

Projekti për ndërtimin e stacionit të filtrimit në Kuçevishka Barë ka filluar në tetor të vitit 2025. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR