• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës së importuar

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës së importuar
Shkup, 20 tetor 2022 “Nga viti 2007 deri në vitin 2016, BPV-ja në atë periudhë është rritur për 4 miliardë e 185 milionë euro, ose rreth 418 milionë euro. Dhe kur kjo krahasohet me borxhin publik mesatarisht 290 milionë euro në vit, atëherë arrijmë në një llogari pozitive në fund të vitit prej 128 milionë eurosh. Pra, Qeveria e VMRO-DPMNE-së mori hua, por edhe e zhvilloi ekonominë. Dhe kjo është arsyeja pse BPV-ja u rrit për 128 milionë euro në vit më shumë sesa rritej borxhi publik. Ndërsa Qeveria e LSDM-së mori hua, por BPV-ja nuk u rrit aq sa mori hua dhe mori 160 milionë euro më shumë borxh sesa u rrit borxhi publik. Prandaj sot jemi në një situatë të tillë dhe pse Maqedonia ka inflacion të lartë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. Dr. Hristijan Mickoski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Ha burek”. Mickoski shtoi se Maqedonia me LSDM-në në pushtet ka llogari të madhe negative tregtare me Evropën dhe nga viti në vit po rritet mbulimi i eksporteve me importe. Edhe sot ekipi ekonomik i qeverisë kur t'i ulësh dhe t'i pyesësh si jetojnë do të thonë që është mirë, është mirë se jetojnë mirë, përdorin privilegjet e sistemit, atë që populli ka bërë të mundur për ata. Në të njëjtën kohë, ata do t'ju thonë po, por kriza është e importuar. E pra, tani shtrohet pyetja se si është importuar kriza, kur inflacioni në Maqedoni është dy herë më i lartë se inflacioni në Evropë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së. Kryetari theksoi se inflacioni në Maqedoni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës së importuar. "Nëse punoni mjaftueshëm në shtëpi, nëse prodhoni mjaftueshëm në shtëpi, nëse eksportoni mjaftueshëm, atëherë do ta ulim edhe këtë inflacion të importuar që nuk mund ta injorojmë. Nëse inflacioni i importuar është 9-10 për qind, suksesi juaj do të jetë që inflacioni i brendshëm të jetë 5-6 ose 7 për qind, dhe jo 20 për qind siç është yni. Në muajin gusht ishte 18.7 për qind, dhe kjo kryesisht për faktin se çmimet e produkteve ushqimore bazë u rritën me 30 e më shumë për qind. Këtu është qumështi, mishi, buka, veza, vaji etj. Dhe këtu e vënë në rrezik gjithë sistemin”, theksoi Mickoski. Matrica e qeverisjes është ajo e vjedhjes, e gënjeshtrës dhe e shumë korrupsionit dhe krimit. E rritën borxhin publik për 2 miliardë e 348 milionë euro, më shumë marrin borxh sesa rritet bruto prodhimi i brendshëm dhe prandaj Maqedonia ka inflacion të lartë, ne jemi këtu ku jemi, paratë vidhen dhe nuk shpenzohen pa nevojë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Ha burek” në TV "Sonce". "Që ta dëshmoj se nuk flas kot, bëra një krahasim të vogël për sa i përket dy parametrave të rëndësishëm në ekonomi, ai është borxhi publik që ka shteti dhe produkti i brendshëm bruto, sa prodhon shteti. Po të shikohet borxhi publik në këto 4 vite të qeverisjes së LSDM-së, sepse viti 2017 nuk merret si vit i zakonshëm, me qeverinë teknike, edhe 2006-ta është periudhë e tillë. Kështu, nëse analizohet ky 4-vjeçar, borxhi publik në Qeverinë e LSDM-së është rritur për 2 miliardë e 348 milionë euro, ose një rritje mesatare vjetore prej 590 milionë euro. Në qeverinë e VMRO-DPMNE-së nga viti 2007 deri në vitin 2016, borxhi publik është rritur për 2 miliardë e 893 milionë euro, ose mesatarisht 290 milionë euro në vit. Ato 590 milionë euro, e VMRO-DPMNE-ja 290 milionë, ndërsa nuk merret parasysh viti 2022, sqaroi Mickoski. Mickoski po ashtu theksoi se kur në vitin 2009 u mor një obligacion prej 150 milionë euro dhe ishte tronditëse, guvernatori i atëhershëm i Bankës Popullore bëri një ndërhyrje që rriti normat e interesit dhe ai obligacion ishte nën presion të madh dhe LSDM-ja e atëhershme opozitare bëri një kryengritje dhe sulm i tillë sikur të ishte mëkati më i madh dhe tani kjo qeveri e LSDM-së po mburret se i ka marrë 530 milionë euro FMN-së. "Për 150 milionë euro kishin kryengritje, tani mburren me 530 milionë euro dhe gjunjëzohen për një euro obligacion prej një miliard eurosh. Në këto 4 vite, prodhimi i brendshëm bruto u rrit për 1 miliard e 725 milionë euro, ose mesatarisht 430 milionë në vit, dhe për të njëjtën periudhë borxhi u rrit për 590 milionë, ndërsa BPV-ja me 430, bilanci në fund është minus 160 milionë euro. E obliguan shtetin që t'i vjedhë paratë dhe t'i shpenzojë pa qëllim, theksoi Mickoski. Mickoski për produktin e brendshëm bruto theksoi se nga viti 2007 deri në vitin 2016, për atë periudhë është rritur për 4 miliardë e 185 milionë euro, ose rreth 418 milionë në vit, dhe kur krahasohet me borxhin publik, arrijmë në një llogari pozitive në në fund të vitit prej 128 milionë euro. "Qeveria e VMRO-DPMNE-së mori hua, por edhe e zhvilloi ekonominë, dhe për këtë arsye produkti i brendshëm bruto u rrit për 128 milionë euro më shumë se borxhi publik, ndërsa qeveria e LSDM-së mori hua, e produkti i brendshëm bruto nuk u rrit dhe ata morën 160 milionë euro më shumë dhe për këtë jemi në këtë situatë, pse Maqedonia ka inflacion të lartë, llogari negative në shkëmbimin tregtar, tha Mickoski. Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
____________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR