Mickoski: I gjithë dokumentacioni i tenderit për furnizimin e uniformave për policinë do të vihet në shqyrtim të publikut
- U bëj thirrje autoriteteve në Prokurori dhe gjyqësor dhe ministrit të Punëve të Brendshme që t'u bëjë thirrje organizatave joqeveritare dhe ta vërë në shqyrtim dokumentacionet e tenderit, por edhe nga e kaluara, dhe të shihet se si janë blerë uniforma, këpucë dhe lloj tjetër të pajisjeve për policinë dhe, ju bëj thirrje juve mediave ta ndiqni nga afër këtë operacion. Askush prej nesh të mos ketë kurrfarë dyshimi, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me dyshimet për korrupsion në furnizimin e uniformave për policinë nga kompani që gjoja nuk kishin kapacitetin e nevojshëm për këtë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:15, 28 maj, 2025
Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - U bëj thirrje autoriteteve në Prokurori dhe gjyqësor dhe ministrit të Punëve të Brendshme që t'u bëjë thirrje organizatave joqeveritare dhe ta vërë në shqyrtim dokumentacionet e tenderit, por edhe nga e kaluara, dhe të shihet se si janë blerë uniforma, këpucë dhe lloj tjetër të pajisjeve për policinë dhe, ju bëj thirrje juve mediave ta ndiqni nga afër këtë operacion. Askush prej nesh të mos ketë kurrfarë dyshimi, tha kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me dyshimet për korrupsion në furnizimin e uniformave për policinë nga kompani që gjoja nuk kishin kapacitetin e nevojshëm për këtë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë me karakter të hapur dhe kushdo që ishte i interesuar mund të përfshihet në këtë thirrje.
"Kornizë do të thotë që nëse porositen do të duhet të paguhen. Nuk e di nëse kompanitë kanë kapacitet apo jo. Le të shohim, nëse nuk e kanë, kontrata do të ndërpritet, nëse jo, kontrata do të vazhdohet. Megjithatë, bëhet fjalë për uniforma për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëse i përdorin", shpjegoi kryeministri në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ai përsëriti edhe një herë se asgjë nuk po fshihet nga publiku në lidhje me këtë tender dhe se furnizimi publik ishte i hapur pa kushte kufizuese si në të kaluarën. Kushdo mund të paraqitet, ndërsa pse një kompani e caktuar nuk u zgjodh, tha se nuk e di dhe se për këtë përgjigje duhet të japë MPB-ja.
Theksoi se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe përsëriti se i gjithë tenderi do të vihej në dispozicion për inspektim dhe i bëri thirrje publikut ta shqyrtojë.
Foto: MIA