• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski i demanton akuzat e Filipçes për feudalizëm

Mickoski i demanton akuzat e Filipçes për feudalizëm

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski i hodhi poshtë akuzat e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate, Venko Filipçe se Qeveria ka vendosur feudalizëm si model ekonomik, përkatësisht se kapitalin e madh e kanë më të rëndësishëm se punëtorët. Sipas kryeministrit, nëse dikush sillet në mënyrë feudale, atëherë ai është kryetari i LSDM-së, i cili, siç tha, ende nuk ka zgjedhur organe të partisë.

"Nëse dikush sillet në mënyrë feudale, atëherë ai sillet sepse ne ende nuk kemi informatë nëse ka këshill ekzekutiv të asaj partie pas dy muaj e gjysmë. Por, atë do t'ua lë ata vetë ta zgjidhin, kjo megjithatë është çështje e tyre, unë nuk dua të përzihem", tha Mickoski në deklaratë për mediumet pas inaugurimit të mbindërtimit të kopshtit të fëmijëve "Goce Dellçev" në komunën Ilinden.

Sot në mbledhje të Qeverisë, siç paralajmëroi, do të kalojnë marrëvehsjet për zhvillim të ekonomisë dhe të komunave.

"Sot në mbledhje të Qeverisë do të kalojë marrëveshja për zhvillim për ekonominë 250 milionë euro, 230 milionë euro për komunat dhe gjysmë miliardë euro në mënyrë që më 25 janar ta paguajmë bonon që e kanë marrë në vitin 2017. Të kthejmë borxhin e tyre", deklaroi Mickoski.

Në pyetjen nëse ende ekzistojnë në qëndrimin që t'i merren ingerencat Qytetit për përballjen me higjienën, u përgjigj se nëse duhet, ata do ta zgjidhin problemin.

"Nëse shohim se dikush që është prëgjegjës nuk e zgjidhl problemin, duhet ne ta zgjidhim. Nuk duam të zbatojmë metodën e tyre invazive, por, nëse duhet. nuk do të jetë e vështirë për t'u bërë", tha kryeministri. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR