Mickoski: Historia e Maqedonisë është e bazuar në padrejtësi - duhet të përballemi, t'i identifikojmë dhe fitojmë
- Historia e Maqedonisë është e bazuar në padrejtësi, asnjëherë nuk do të përballemi me to nëse nuk i identifikojmë, nëse nuk i emërojmë dhe përfundimisht nëse nuk i mposhtim. Kur shihet përmes një prizme të tillë në kontekst historik, sshtoi ai, është jashtëzakonisht me rëndësi si përcaktim identiteti Kryengritja e Ilindenit, nga inati dhe gjurmët e idesë së atentatorëve të Selanikut, nga marshet e partizanëve, nga nisjet e tyre drejt Frontit të Sremit në vend se t'i mbrojnë vatrat e tyre. Këtë e deklaroi kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, pas miratimit të raportit të eurodeputetit Tomas Vajc për vendin.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:11, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Historia e Maqedonisë është e bazuar në padrejtësi, asnjëherë nuk do të përballemi me to nëse nuk i identifikojmë, nëse nuk i emërojmë dhe përfundimisht nëse nuk i mposhtim. Kur shihet përmes një prizme të tillë në kontekst historik, sshtoi ai, është jashtëzakonisht me rëndësi si përcaktim identiteti Kryengritja e Ilindenit, nga inati dhe gjurmët e idesë së atentatorëve të Selanikut, nga marshet e partizanëve, nga nisjet e tyre drejt Frontit të Sremit në vend se t'i mbrojnë vatrat e tyre. Këtë e deklaroi kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, pas miratimit të raportit të eurodeputetit Tomas Vajc për vendin.
"Historia e Maqedonisë është e bazuar në padrejtësi. Prej çdoherë. Dhe ajo nuk është vetëm ekskluzivitet i Maqedonisë bashkëkohore, pas referendumit. Ahtu ishte edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ashtu ndodhi edhe përmes peripecive historike të popullit tonë. Edhe para edhe gjatë Kryengritjes së Ilindenit, por edhe më pas - Luftërat ballkanike, Lufta e parë botërore... Por edhe shumë më parë se ajo. Këtu në këto hapësira padrejtësia është pjesë përbërëse përditshmërisë ssonë. Padrejtësitë nuk janë vetëm të identitetit, përmes realizimit dhe tradhëtive, por janë edhe njerëzit socio-ekonomik janë shpërngulur, kanë ikur prej këtu dhe secili që ka dashur më mirë apo ka mendur më ndryshe nga regjimet të cilët kanë sunduar në shtete të huaja dhe perandori, ose është vrarë ose është burgosur apo dëbuar.
Përsëriti se padrejtësi ka pasur çdoherë dhe ka edhe sot, por sot, siç tha, vetëm metodat janë më ndryshe, por thelbi është identik dhe ne asnjëherë nuk do të përballemi me to, nëse së pari nuk i ndryshojmë si të tilla, nuk i identifikojmë dhe përfundimisht nëse nuk i mposhtim.
Kjo ditë, tha kryeministri, është e njejtë si edhe shumë të tjera për nga thelbi i vet.
Kryeministri theksoi se ne sot në këtë ditë si edhe shumë të tjera mbetemi krenarë dhe me kokë të ngritur.
Parlamenti evropian sot me 461 vota "për", 121 "kundër" dhe 107 "të përmbajtur" e miratoi Raportin e eurodeputetit austriak Tomas vajc për vendin për vitin 2023 dhe vitin 2024. Para votimit të dokumentit, u miratuan amandamentet e propozuara nga eurodeputetët Andzhej Halicki në emër të Partisë popullore evropiane (EPP), Ketlin Van Brenpt në emër të Aleancëss progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD) dhe Dan Barna në emër të grupit liberal "Ta ripërtërijmë Evropën" (RE), me të cilat janë fshirë pjesë të tekstit në Raport ku përmendet "gjuha dhe identiteti maqedonas". ab/
Фото: МИА