• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Për shkak të iniciativës së gjyqtares së Kushtetueses, mbi 70 për qind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët, është padrejtësi ndaj tyre

Mickoski: Për shkak të iniciativës së gjyqtares së Kushtetueses, mbi 70 për qind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët, është padrejtësi ndaj tyre

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se më shumë se 70 për qind e pensionistëve nga muaji i ardhshëm do të marrin pensione më të ulëta për shkak të iniciativës së gjykatëses kushtetuese për të cilën vendimi është nënshkruar tashmë.

"Është e vërtetë që është iniciuar procedurë para Gjykatës Kushtetuese dhe është e vërtetë që ajo gjykatëse për të cilën flasim të gjithë, e cila ishte shembull tipik i padrejtësisë në gjyqësor, së bashku me një prokurore tjetër e cila po ashtu ishte shtylla e dytë e atij shembulli tipik të gjyqësorit dikur dhe që ishte e përfshirë në atë çantën e markës Lui Viton, janë ato të cilave sot u pengon rritja lineare e pensioneve për pensionistët", tha kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve.

Mickoski theksoi se, sipas informacioneve të fundit, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e ka nënshkruar vendimin për shfuqizimin e rritjes lineare të pensioneve për pensionistët.

"Informacionet e fundit janë se vendimi tashmë është marrë dhe është nënshkruar nga ajo dhe se pensionistët nuk do të vazhdojnë të marrin rritje lineare të pensioneve, por sipas përqindjeve të përcaktuara me ligj. Dhe kjo, vetëm si informacion, nënkupton që 70 për qind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm për shkak të kësaj iniciative të kësaj gjyqtareje që është pjesë e Gjykatës Kushtetuese, tha ai.

Mickoski theksoi se një vendim i tillë nuk është i drejtë, sepse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon këtë masë dhe  nuk do të habitej nëse e njëjta gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese merr vendim për heqjen e ngrirjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga aspekti i ngarkesës fiskale, Buxheti do të japë më pak para, por nga aspekti nëse kjo është e drejtë, nuk është e drejtë, sepse në kohën e tranzicionit, kur një numër i vogël oligarkësh e privatizuan dhe e plaçkitën ekonominë e vendit ose pjesën më të madhe e shkatërruan, shumica e këtyre pensionistëve me të ardhura të ulëta  8.000, 9.000, 10.000 apo 12.000 denarë – janë rezultat i atij procesi gjatë kohës së tranzicionit. Dhe për këtë arsye ata marrin pensione kaq të ulëta.

Qëllimi i rritjes lineare ishte të ulej indeksi i varfërisë dhe të rritej standardi i pensionistëve, dhe në këtë mënyrë të ulej Indeksi HDI, theksoi Mickoski dhe shtoi: “Imagjinoni, njëkohësisht me shumë gjasë, vendimi i radhës që do të vijë nga i njëjti gjyq do të jetë heqja e ngrirjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Pra, pensionistëve u hiqet e drejta, ndërsa këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve, sepse janë të pakënaqur me 2.500, 3.000, 4.000 euro, do t’u duhej t’u hiqej ngrirja e pagave, ndërsa pensionistët me 10.000–12.000 denarë, të cilëve këtë muaj do t’u duhej të merrnin një rritje prej 1.000 denarësh, paskan dalë më të pasur se këta pak gjyqtarë dhe prokurorë që e kontaminojnë këtë profesion.

Sipas kryeministrit një vendim i tillë është padrejtësi ndaj pensionistëve.

"Me këtë do t’u shkaktohet padrejtësi pensionistëve”, u shpreh Mickoski.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR