Mickoski- Gir: Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta
- Çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe progresi i shtetit drejt integrimit në BE kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me euroambasadorin Dejvid Gir.

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe progresi i shtetit drejt integrimit në BE kanë qenë temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me euroambasadorin Dejvid Gir.
Mickoski, siç informojnë nga Pres shërbimi i qeverisë, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta.
Ambasadori Gir, siç theksohet, konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që janë paraparë në periudhën e ardhshme.
"Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët", thuhet në komunikatën e Qeverisë. qa/
Foto: Qeveria