Mickoski: Gëzuar festën të gjithë ushtarëve të guximshëm
- Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e 18 gushtit - Ditës së Armatës, ka dërguar urim për pjesëtarët e Armatës.
- Post By Sara Ademi
- 14:15, 18 gusht, 2024

Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e 18 gushtit - Ditës së Armatës, ka dërguar urim për pjesëtarët e Armatës.
"Gëzuar festën të gjithë ushtarëve të guximshëm. Përkushtimi dhe guximi juaj i palodhshëm ruan lirinë dhe sigurinë tonë. Me çdo hap që hidhni, ne ndjejmë krenari dhe mirënjohje. Faleminderit për sakrificën dhe shërbimin tuaj të pamasë. Gëzuar Ditën e ARM-së", shkruan Mickoski në postimin në "Fejsbuk". sa/
foto: "Fejsbuk"