• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Fushata e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit ishte dinjitoze, presim 45 kryetarë komunash

Mickoski: Fushata e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit ishte dinjitoze, presim 45 kryetarë komunash

Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski vlerësoi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni zhvilluan fushatë dinjitoze në të cilën dërguan porosi thelbësore drejtuar qytetarëve, me vizion të qartë për drejtim të shtetit dhe komunave. Ai shprehi optimizëm për rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme, duke pritur fitore në rrethin e parë në disa komuna, përfshirë edhe Shkupin.

"Mendoj se ne si VMRO-DPMNE dhe koalicioni, patëm një fushatë dinjitoze në të cilën dërguam mesazhe thelbësore me të cilat përpiqemi të shpjegojmë se si planifikojmë ta udhëheqim si shtetin ashtu edhe komunat. Një fushatë në të cilën prezantojmë programin tonë dhe vlerësoj që në përgjithësi u prezantuam mirë para qytetarëve, tha Mickoski, në paraqitjen e sonte në Televizionin Sitel.

Lidhur me pritjet nga zgjedhjet, Mickoski deklaroi se pret sukses të konsiderueshëm të VMRO-DPMNE-së me 45 vende të fituara për kryetar komunash.

"Ne sigurisht që do të kemi më shumë vota, krahasuar me votat që patëm në vitin 2021 në listat e këshilltarëve. Pres një numër prej 350,000 në listat e këshilltarëve dhe midis 370,000 dhe 400,000 në listat e kryetarëve të bashkive. Pres që të fitojmë 45 deri në 50 kryetarë komunash", deklaroi ai.

Për kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, Mickoski është i bindur se fitorja është e arritshme që në raundin e parë.

"Pres që puna të përfundojë në rrethine parë. Anketat e fundit që bëjmë çdo ditë, vlerësoj se jemi shumë afër kalimit të atij pragu, që Orce të hyjë në rrethin e parë, dhe mendoj se është mirë sepse parashikimi i motit është ende i volitshëm në mënyrë që të mund ta riorganizojë qytetin, para sezonit të ngrohjes", tha ai.

Në pyetjen lidhur me akuzat se epilogu i këtyre zgjedhjeve do të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski u përgjigj se interpretime të tilla janë një "mesazh i cekët politik".

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht të dielën dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre, sepse, siç tha ai, nëse nuk dalin të votojnë, dikush tjetër do të përfitojë nga e gjithë kjo. Ai gjithashtu apeloi të votojnë për partitë politike që mund të bëjnë ndryshimin, dhe jo për ato më të vogla, të cilat, siç theksoi ai, janë praktikisht një grup i vogël që përfitojnë bazuar në votat e qytetarëve.

"Jam i bindur se nëse i dëgjojnë arsyen dhe zemrën e tyre dhe nëse përqendrohen thellë në atë që u thotë shpirti i tyre, atëherë jam i bindur se shumica dërrmuese do ta rrethojnë numrin 9 dhe do ta mbështesin koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE", theksoi Mickoski.

Foto:VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR