Mickoski: Fatura për 60 bileta të aeroplanit për vizitën në Hungari është 2,6 milionë, jo 12 milionë denarë
- Fatura për udhëtimin me delegacionin që ishte për vizitë në Hungari është 2.600.000 denarë, e jo 12 milionë denarë, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski i cili është përgjigjur në pyetjen për furnizimet publike të Qeverisë dhe nëse shpenzohen shumë paratë e qytetarëve. Kryeministri Mickoski tha se fatura është për 60 bileta të aeroplanit dhe siç tha ai “kur të dëshironi do të ekspozohet për publikun".
- Post By Fami Bajrami
- 14:34, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Fatura për udhëtimin me delegacionin që ishte për vizitë në Hungari është 2.600.000 denarë, e jo 12 milionë denarë, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski i cili është përgjigjur në pyetjen për furnizimet publike të Qeverisë dhe nëse shpenzohen shumë paratë e qytetarëve. Kryeministri Mickoski tha se fatura është për 60 bileta të aeroplanit dhe siç tha ai “kur të dëshironi do të ekspozohet për publikun".
"Rreth 700 euro për biletë me tarifa gjithëpërfshirëse për të gjithë personat që ishin pjesë e delegacionit i cili ka numëruar 60 persona që është për 30 për qind më pak nëse do të shkonin me linjën komerciale Shkup-Vjenë-Budapest, Budapest-Vjenë-Shkup ose Shkup-Stamboll-Budapest, Budapest-Stamboll- Shkup. Këto janë linjat që kanë qenë në dispozicion në atë moment. Por në të dy destinacionet na refuzuan për një biletë në grup, e cila në parim ka qenë 30 për qind më e shtrenjtë. Kjo është e vërteta që të mos ketë spekulime shtesë", ka thënë Mickoski.
Ai shtoi se vizita në Hungari ia vlente, pasi nga ky vend tashmë kanë arrit një miliardë euro për biznesin dhe komunat.
"A do të arrijnë edhe qindra milionë euro të tjera? Po, do ta bëjmë të ditur së shpejti. Rikonstruimi i plotë i të gjitha rrugëve rajonale dhe atyre ekspres, me kushte të favorshme, disa qindra milionë euro… A ia vlente, nëse më pyesni mua, po ia vlente? A është kjo mirë për qytetarët? Do ta thonë shumë shpejt për gjashtë muaj nga sot në zgjedhjet lokale", ka thënë Mickoski.
Sa i përket furnizimit publik të ushqimit për Qeverinë, Mickoski thotë se do të kontrollojë nëse janë shpenzuar shumë para të qytetarëve dhe do të japë përgjigje.
"Por kam lexuar në disa media se janë furnizuar 600 kilogramë banane. Unë nuk konsumoj banane. Por do të kontrolloj nëse është kështu. Por nëse qëllimi është gjetja e një rruge të re, dhe një formule të re në Qeveri, ju them se tani jemi në muajin e agjërimit si të Ramazanit dhe Pashkëve, jemi të kujdesshëm se çfarë ushqimi konsumojmë. Konkretisht unë agjëroj, e di që një numër i madh i kolegëve si nga besimi i krishterë ortodoks dhe nga besimi islam agjërojnë dhe i respektojnë këto agjërime. Pra, gjatë kësaj periudhe do të kemi kujdes që këto shpenzime t'i zvogëlojmë nëse është e mundur në zero", tha Mickoski.
Foto: MIA