• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski: Efekti i vërtetë nga sjellja e LSDM-së dhe Filipçes do të shihet të dielën

Mickoski: Efekti i vërtetë nga sjellja e LSDM-së dhe Filipçes do të shihet të dielën

 Veles, 13 tetor 2025 (MIA) - Sjellja e LSDM-së dhe Venko Filipçes tregon nënvlerësimin e tyre ndaj popullit dhe efekti i vërtetë i sjelljes së tyre do të shihet në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur populli do të shprehë mendimin e tij për gënjeshtrat e tyre të pandryshuara, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në tubimin në Komunën e Velesit.

 Hipokrizia e LSDM-së, sipas tij, kulmoi me fjalimin e mbrëmshëm të Venko Filipçes në Strumicë, ku ai foli  për moralin, sundimin e ligjit dhe etikën në politikë, në prani të gurusë së tij-Zaev.

 "Shpenzuam orë, ditë, për të zhvilluar një program. U konsultuam me popullin, kërkuam të punojnë ekspertë dhe planifikuam çdo denar që do ta përdornim në zgjidhje dhe projekte. Në vend të kësaj nga ana tjetër nuk pamë asnjë program, por shpifje, komplote për personalitete, lojëra nëntokësore. Askund nuk dolën me program, por premtime boshe për lumturi, jetë dhe vija të kuqe që, në fakt, nuk janë vija, por një dhuratë për Bullgarinë. Kulminacionin e arritën dje kur Venko nga Strumica, në prani të gurusë së tij, përjetuam të flasë për moral dhe etik në politikë. Dhe ndërsa ai fliste, njerëzit u habitën dhe thjesht dëgjuan me mosbesim njeriun, guruja e të cilit ishte në readhët e para si flet  për ndershmëri, për sundimin e ligjit,   si flet për moral dhe etikë në politikë", thotë Mickoski.

 

Ai pyeti "a është Filipce i vetëdijshëm çfarë flet, ku ndodhet dhe çfarë mendon populli për këto deklarata të tij?"

 Mickoski dërgoi një mesazh për pjesëmarrje masive më 19 tetor dhe mbështetje për kandidatin për kryetar të komunës, Marko Kolev, për zhvillimin e Komunës së Velesit.

 

Kryetari aktual i komunës dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së, Marko Kolev, paralajmëroi se do të punojë në disa projekte, siç janë ndërtimi i një ure të re pranë "Bashino Sellos", qarkore për Velesin, përfundimi i ndërtimit të garazhit nëntokësor shumëkatësh dhe sheshit në Veles, restaurimi dhe mbrojtja ekologjike e Liqenit "Mladost", ndërtimi i një parku pyjor në vendbanimin Keramidna dhe rindërtimi i Parkut të Qytetit. Rikonstruimi i stacionit të zjarrfikësve dhe hapja e një qendre kulturore. Paralajmëroi se infrastruktura do të forcohet me rindërtimin e rrugës nga Otovica në Sojaklari, rikonstruimin e rrugës nga Çalosheva në Durutovec, rindërtimin e hyrjeve në fshatrat Karasllari, Bashino Sello, Mamuçevoi dhe Ivankovc, si dhe rikonstruimin e pjesëve të rrugëve "Belgradska", "Alekso Demnievski - Bauman", "Vasil Gjorgov", "Vasil Gllavinov" dhe "Oktomvri".

 

Фото: ВМРО-ДПМНЕ

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR