Mickoski: Edhe Gjykata e Apelit dëshmoi se LSDM është parti shpifëse, hidhet poshtë ankesa e tyre
- Edhe Gjykata e Apelit dëshmoi se LSDM-ja është parti shpifëse, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk, pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e LSDM-së si të pabazë, pasi kjo parti është paditur nga kryeministri Hristijan Mickoski për shkak të dëmtimit të reputacionit dhe nderit me përmbajtje të rreme përmes rrjeteve sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 13:53, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Edhe Gjykata e Apelit dëshmoi se LSDM-ja është parti shpifëse, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk, pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e LSDM-së si të pabazë, pasi kjo parti është paditur nga kryeministri Hristijan Mickoski për shkak të dëmtimit të reputacionit dhe nderit me përmbajtje të rreme përmes rrjeteve sociale.
"Për të satën herë, që kur jam kryetar i VMRO-DPMNE-së, por kësaj radhe në rrugë gjyqësore, është dëshmuar se jam objekt i një sulmi të vazhdueshëm dhe shpifës, unë dhe familja ime nga ana e kundërshtarëve politikë. Nuk pres që kjo metodologji të ndalet, por sa herë që një parti politike bën pretendim të rremë, me të pavërteta dhe shpifje siç bëjnë shpesh në mënyrë frikacake, do të kërkoj drejtësinë përmes rrugës ligjore dhe gjyqësore", ka shkruar Mickoski.
Aktakuza është e qartë, LSDM-ja shpifëse, paralajmëron kryeministri Mickoski, duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat që janë plasuar.
“Ky është edhe një konfirmim se disa herë radhazi, pa përjashtim i humbin rastet gjyqësore sepse shpifin, as edhe ky lloj i gjyqësorit madje nuk mund t’i ‘pastroj’”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski