Mickoski e vizitoi "Drisllën": Situata është stabile
- "Sot e vizitova Drisllën, ku u sigurova se zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është vënë nën kontroll. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve, situata është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme", ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot e vizitoi deponinë "Drislla".
"Sot e vizitova Drisllën, ku u sigurova se zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është vënë nën kontroll. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve, situata është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme", ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Përveç kryeministrit, në terren ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov dhe kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski.
Angellovi paraprakisht njoftoi se në "Drislla" vazhdon mbulimi i pjesës së mbetur të zjarrit nga e cila vazhdoi tymi edhe pasi zjarri u shua. Gjysma e sipërfaqes që u dogj në "Drislla" dje është mbuluar", tha Drejtori i DMSH-së.
Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski