Mickoski: E ndjekim me vigjilencë gjendjen me Iranin dhe Izraelin, është aktivizuar shtabi i krizës në MPJdheTJ
- Qeveria e ndjekë me vigjilencë gjendjen në Lindjen e Afërt, është aktivizuar shtabi i krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski lidhur me ngjarjet mes Iranit dhe Izraelit.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:20, 14 qershor, 2025

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Qeveria e ndjekë me vigjilencë gjendjen në Lindjen e Afërt, është aktivizuar shtabi i krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski lidhur me ngjarjet mes Iranit dhe Izraelit.
"Ka shtab të krizës në MPJdheTJ, po ndiqet me vigjilencë gjendja përmes raporteve të cilat i marrim përmes kanaleve zyrtare, kështu që nuk do të komentoja më shumë nga ajo që thashë", deklaroi kryeministri pas hapjes së manifestimit "Nga fusha në tryezë" që po mbahet sot në Shkollë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lidhur me informatat për gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Lidnjen e Afërt dje u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në territorin e Izraelit dhe iranit t'i ndjekin portalet nacionale për raste urgjente dhe të veprojnë vetën në pajtim me udhëzimet e institucioneve kompetente. Gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë shtetasve të maqedonisë së Veriut të përmbahen nga çfarëdo udhëtimesh drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.
Lidhur me praninë e zëvendëskryeminsitrit Ivan Stoillkoviq në gnjarje nël Ambasadën ruse, përkatësisht nëse kjo do të pengojë në marrëdhëniet bilaterale me vendet perëndimore, kryeministri u përgjigj se nuk duhet të ketë kurfarë dileme rreth qëndrimit të Qeverisë për agresionin rus.
"Qëndrimi i qeverisë rreth agresionit rus është mjaft i qartë, i pandryshuar dhe i saktë, gjithashtu edhe prania e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti në Odesë është konfirmim i qartë, kështu që askush të mos ketë kurfarë dileme", tha Mickoski. ab/
Fotо: МIА arkivi