• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: E ardhmja e rajonit është në luftën për ekonomi më të fuqishme, bashkëpunim dhe krijimin e së ardhmes

Mickoski: E ardhmja e rajonit është në luftën për ekonomi më të fuqishme, bashkëpunim dhe krijimin e së ardhmes

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) -  Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski ka zhvilluar disa takime dhe biseda bilaterale, kumtoi sot Pres shërbimi qeveritar.

Ai u takua me nënsekretarin e Departamentit të shtetit për çështje politike Xhon Bas. Bashkëbiseduesit diskutuan për interesat strategjike të shtetit, përpjekjet e Maqedonisë së Veriut të cilat janë sinonim drejt përmbushjes së tyre, si dhe për integrimin dhe përparimin në rajon.

Kryeministri Mickoski nënvizoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Qeverisë së re.

"Për një kohë të gjatë korrupsioni depërtoi në çdo pore të institucioneve dhe pamundësoi përparimin. Kjo ndryshohet përmes aktivitetit sistematik që nënkupton paanshmëri në zbatimin e ligjit dhe mbështetje për profesionistët të cilët janë në krye të zbatimit të ligjit. Janë të nevojshme ndryshime të cilat do të ngjallin shpresë te institucionet", theksoi Mickoski.

Ai shtoi se e ardhmja e rajonit është në bashkëpunim të ngushtë të shteteve dhe fokusimin drejt gjërave që na bashkojnë, si dhe krijimin e të ardhmes e cila sjellë prosperitet për të gjithë.

Kryeministri Mickoski në Uashington zhvilloi takim edhe me presidentin e Republikës së Çekisë, Petr Pavel. Bashkëbiseduesit diskutuan për shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Mickoski theksoi se e ardhmja e rajonit është në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim janë bërë shumë lëshime dhe anulime të cilat nuk janë vlerësuar plotësisht dhe se frenimi përmes konteksteve të paarsyeshme patjetër të ndalohet. Qytetarët, shtoi Mickoski, me të drejtë kërkojnë një jetë më të mirë, ndërsa Qeveria është plotësisht e përkushtuar për standard më të mirë dhe përmbushje të kritereve të larta për integrim.

Mickoski ka zhvilluar biseda dhe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas me të cilën ka biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për integrimet e Maqedonisë në BE. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR