• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Do të parashtroj padi kundër Sllavjanka Petrovskës, t'i shohim dëshmitë me të cilat disponon

Mickoski: Do të parashtroj padi kundër Sllavjanka Petrovskës, t'i shohim dëshmitë me të cilat disponon

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se është konsultuar me ekipin e tij juridik dhe paralajmëroi se do të inicojë padi kundër ish-ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

"Me keqardhje e lexova atë status të saj. Nuk është hera e parë që Sllavjanka Petrovska të më godasë mua dhe familjen time në mënyrë të këtillë të ulët, me shumë gënjeshtra, trillime, konstruksione. Ajo për fat të keq më akuzoi mua në mënyrë monstruoze, por unë da t'ia lë këtë ndërgjegjes së saj dhe nderit. Nuk do të dëshiroja të hyj në thellësinë e mendimit të saj derisa e ka krijuar dhe publikuar këtë post", tha Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve në Qeveri.

Jam konsultuar me ekipin tim juridik dhe do të inicoj padi sepse, siç theksoi, do të dëshiroja organet, gjykata, ta ndriçojë deri në fund atë, të shohin me çfarë dëshmi disponon Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje.

Mickoski shtoi se ka familje e cila funksionin nëpër qytet dhe nuk do të dëshironte, siç tha, të gjendet në situatë të pakëndshme.

Deputetja dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në profilin e saj në Fejsbuk shkroi se kryeministri Mickoski qëndron dhe i miraton të shtënat në Shkup.

Foto dhe video: Qeveria


 

QËNDRONI TË LIDHUR